E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Zgjedhja e Martin Schulz, e merituar

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka uruar Martin Schulz për marrjen e postit të Parlamenti Europian. Në mesazhin e urimit, kreu i LSI-së e ka cilësuar zgjedhjen e tij si të merituar.
 

Socialdemokrati, Martin Schulz fitoi mbështetjen e 387 deputetëve, nga 670 vota të vlefshme në Strasburg, duke u zgjedhur kështu në krye të Parlamentit Europian. Ai ka qenë kryetar i grupit të anëtarëve social-demokratë që nga viti 2004. Në këtë post qëndronte konservatori nga Polonia, Jirzhi Buzek.
 

Eurodeputeti gjerman Martin Schulz, kryetar i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, u zgjodh Presidenti i ri i Parlamentit Europian për mandatin e mbetur 2.5 vjecar. Një kandidat tjetër për kreun e këtij grupi është edhe eurodeputetja franceze Catherine Trautmann, ish-kryetaria e bashkisë së Strasburgut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›