E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume: Opozita te propozoje emrat per ne KQZ

Ish Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, e shikon zgjidhjen e ngercit te krijuar ne KQZ vetem duke u bazuar tek Kodi Zgjedhor. Sipas Kumes, per te pasur zgjedhje me standardet e kerkuara dhe te gjithepranuara, opozita duhet te propozoje anetaret ne kete institucion. “Problemi lidhur me KQZ, per mendimin tim nuk eshte problem i shkaktuar nga ligji, por eshte problem i shkaktuar nga sjellja e partive politike ndaj asaj cka kerkon ligji. Ligji kerkon domosdoshmerish qe ata qe e prodhuan problemin, te behen bashke dhe ta zgjidhin problemin”, - u shpreh Kume. Sipas tij, formula e perberjes se KQZ-se, eshte e qarte, eshte ajo qe ka ligji, Kodi Zgjedhor. “Pra, tre anetare jane te mazhorances, tre anetare jane te opozites dhe kryetari i KQZ-se shkon ne kete komision, ne krye te tij, vetem si produkt i deshires se tij per te marre pjese ne nje gare dhe me pas si produkt i gares, kur fiton garen shkon sic eshte rasti i zonjes Lleshi”, - vijoi Kume. Per ekspertin zgjedhor, propozimi me i fundit i Partise Socialiste per te zgjedhur nje kryetar te ri ne KQZ ne menyre konsensuale, pervecse perben nje shkelje te plote te Kodit Zgjedhor, nuk jep garanci per nje proces zgjedhor te pakontestueshem. “Cfare kuptimi ka, si mund te realizohet ndryshimi i kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve? Mandati nuk mund ti nderpritet. Nuk ka mundesi t’ia nderprese askush mandatin. Vetem po ti kerkohet qe te jape doreheqjen. E zeme se ndodh nje gje e tille. Per ne si qytetare, nuk ka rendesi se kush eshte ne krye te ketij komisioni, zonja Lleshi apo ndonje tjeter. Pyetjen qe do te shtroja une, eshte se cfare produkti do te sjelle nje ndryshim i tille? Atje do te shkoje dikush qe e pranon si PD ashtu edhe PS”, - vijoi arsyetimin Kume. Por duke u ndalur tek konsensusi, ai permendi edhe rastin e zgjedhjes se ish kreut te KQZ-se, Arben Ristani, qe ndonese u zgjodh me konsensus, serish ngjalli debate te ashpra mes forcave politike. “Zoti Ristani sipas formules se percaktuar ne Kodin Zgjedhor te atehershem, eshte zgjedhur si kryetar i KQZ-se, me konsensus te plote te paleve, me mbi 120 vota. Megjithate, po te kujtojme se cfare ka ndodhur, e dime pozicionin e partive politike me pas per Ristanin”, - kujtoi Kume. Per ish kreun e KQZ-se, palet nuk duhet te vendosin interesat partiake mbi ato kombetare, por duhet te krijojne nje klime sa me te favorshme per mbajtjen e zgjedhjeve te 23 qershorit, per te mos humbur keshtu nje tjeter shans per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.

Pas doreheqjeve, KQZ ne funksion vetem me 4 anetare

Prej afro dy javesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ushtron funksionin e tij vetem me kater anetare nga shtate qe ka ne perberje sipas Kodit Zgjedhor. Doreheqjet e tre anetareve te zgjedhur nga opozita ne kete komision, nuk kane penguar aspak punen e tij pergjate kesaj periudhe. Perkundrazi, KQZ ne keto dite ka ndermarre edhe vendime te rendesishme si regjistrimi i koalicioneve ne zgjedhje, partive politike si dhe ndryshimi i komisionereve ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ), per shkak te ndryshimeve te koalicioneve. Nderkohe qe Partia Socialiste, vijon te deklaroje se nuk do te plotesoje vendet vakante te krijuara ne KQZ, nese me pare mazhoranca nuk kthen ne detyre anetarin e shkarkuar Ilirian Muho apo te pranoje rikompozimin e KQZ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›