E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Votat u vodhën, do i paraqesim faktet Topit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama një ditë pas zhvillimit të Kongresit të Jashtëzakonshëm ka ritheksuar edhe njëherë se votat e shqiptarëve janë vjedhur duke shtuar se PS-ja me anë të rezolutës së saj ka vendosur të mos njoh zgjedhjet dhe do të vendo për hyrjen ose jo në parlament
"Rezultati i zgjedhjeve është një çështje për të cilën Kongesi ka përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve si të papranueshëm dhe Parlamenti si një institucion me një legjimitet të cunguar rëndë dhe rezoluta ka pasur një qëndrim refuzues ndaj procesit dhe institucionev që ka prodhuar këtë proces theksoi Rama duke shtuar se struktura të tjera të partisë dhe të vendosin momentin kur PS-ja do të kthehet dhe nëse do të kthehet në parlament".
Gjithashtu Rama theksoi se Partia Socialiste do t'i paraqesë Presidentit Topi si kryetar i KLD-së prova dhe fakte për vjedhjen e votave të 28 qershorit.
Ndërsa pyetjes për dorëheqjen e Arben Malaj nga gara për kreun e PS-së Rama theksoi se nuk ishte në dijeni për tërheqjen e tij dhe se beson se procesi për kreun e PS-së është i rëndësishëm për partinë për të diskutuar dhe shkëmbyer me anëtarësinë të gjitha shqetësimet dhe situatën që ndodhet vendi dhe cilido duhet të shpreh mendimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›