PBDNJ tentoi të përjashtojë kandidatët e MEGA-s në këshilla, Kolegji e rrëzon
23-04-2011 / Gazeta 55
Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për çështjen e kandidatëve të partisë MEGA për këshilltarë bashkiakë në KZAZ-të numër 45-46 në Sarandë. Kolegji i konsideroi si të pabazuara në ligj tetë ankimimet e kryera nga partitë e koalicionit për të Ardhmen ndaj vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ankimimet i përkisnin 6 Partisë Socialiste dhe 2 Partisë së Bashkimit të Drejtat e Njeriut. Debate kishte edhe për ankimimet ndaj vendimeve numër 391 dhe 392 të KQZ-së, ku Partia Socialiste kërkonte ndryshimin e disa vendvotimeve.
...