E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Mundësi që të gjithë qytetarët të votojnë më 8 maj

23-04-2011 / Gazeta 55

Ministria e Brendshme zgjat oraret e aplikimit për letërnjoftimet elektronike

Zëvendës ministri i brendshëm Ferdinand Poni, përmes një deklarate për mediat informoi se zyrat e Gjendjes Civile të njësive Bashkiake të Tiranës dhe të Durrësit do të kenë angazhim maksimal deri më datën 08 maj 2011, ditë kur zhvillohen dhe zgjedhjet vendore. Poni theksoi se kjo bëhet me qëllim ardhjen në ndihmë të zgjedhësve  për të krijuar mundësinë e plotë për të votuar, duke arritur standarde të larta zgjedhore, si dhe nisur nga koha e mbetur në dispozicion deri në datën 08 maj 2011, u është kërkuar punonjësve të Gjendjes Civile dhe operatorëve të aplikimit për letërnjoftime elektronike, angazhim maksimal. Zyrat në Njësitë Bashkiake të Tiranës dhe në Durrës do të jenë hapur: Ditët e javës, nga e hëna në të premte, deri më datë 29. 04. 20, nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30. Ditën e shtunë dhe të dielë dt. 23, 24. 04.2011 nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Ndërsa të gjitha zyrat në rrethe të cilat kanë zyra aplikimi për dokumente identiteti do të jenë hapur: Ditët e javës, nga e hëna në të premte, deri më datë 29. 04. 2011, nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30. në përfundim zv/ministri Poni tha se ky kalendar është bashkërenduar plotësisht edhe me përfaqësuesit e drejtuesit e Kompanisë Koncensionare “Aleat”,  të cilët ai i falenderoi për mbështetjen dhe mirëkuptimin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›