E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama të moderojë termat dhe retorikën politike

23-04-2011 / Gazeta 55

Vëzhguesit vendorë: Përshëndesim guximin e Kryeministrit Berisha për të hequr dorë nga retorika konfliktuale

Koalicioni i vëzhguesve vendorë doli dje me një raport paraprak për situatën parazgjedhore, duke u fokusuar te incidentet elektorale. Vëzhguesit konstatojnë se incidentet e ndodhur së fundmi kanë krijuar një klimë të lartë tensioni dhe frike në lidhje me pritshmërinë dhe ecurinë e mëtejshme të fushatës. “Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë po monitoron me vëmendje fushatën elektorale dhe në veçanti incidentet e ndodhura në të gjithë vendin, si edhe mënyrën se si ato trajtohen dhe gjejnë jehonë në opinionin publik.
Koalicioni dënon ashpër të gjithë incidentet e ndodhur si dhe individët apo subjektet e përfshira në to, duke i kërkuar të gjithë qytetarëve dhe aktorëve të shoqërisë që të dënojnë me forcë dhe të mbajnë qëndrim ndaj atyre kandidatëve apo subjekteve elektorale që mbështesin apo nxisin këto akte të dhunshme, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën qytetare dhe me një proces normal elektoral”- thuhet në raportin e publikuar dje. Koalicioni në vazhdimësi të monitorimit të tij konstaton se ka një sërë elementësh të vërejtura gjatë këtyre ditëve të fushatës, të cilat ndikojnë direkt apo indirekt në rritjen artificiale të klimës konfliktuale si: “Retorika politike e partive apo kandidatëve në garë”.
Por, koalicioni përshëndet prononcimin publik të Kryetarit të Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryeministrit të Shqipërisë z. Berisha, i cili ka dënuar incidentet dhe dhunën e ndodhur si dhe i ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve dhe militantëve të partisë së tij të distancohen dhe shmangin rastet e dhunës. Ndërkohë, i kërkon Kryetarit të Partisë Socialiste z. Rama, njëkohësisht kandidat për Kreun e Bashkisë së Tiranës, të moderojë termat dhe retorikën politike si dhe të dënojë publikisht të gjithë rastet dhe autorët e dhunës dhe të konflikteve të ndodhura.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›