“Thesari” në Teqenë e Shënmarkut, në Rukaj edhe kryeprokurori i Mat
MAT - Banorët e fshatit Rukaj vijojnë të ruajnë “vendin e mirë” te Teqesë së Shënmarkut, pasi persona ende të paidentifikuar tentuan disa herë të kryejnë gërmime. Sipas tyre, ata kërkojnë për sende me vlerë në këtë vend, ndaj edhe tri net më parë pati shkëmbim zjarri mes tyre dhe autorëve që kryenin në mesnatë gërmime.
Pas lajmit të publikuar, dje ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes edhe kryeprokurori i Matit, Abaz Muça. “Lajmi i botuar në ‘Panorama’ na nxiti të thellojmë hetimet dhe të vihemi në kërkim të së vërtetës. Një mjet me targa të Kosovës është bllokuar nga policia dhe askush nuk mund ta nxjerrë atë nga mjediset e Komisariatit të Matit”, tha një zyrtar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Burrel. Mësohet se kryeprokurori Muça ka marrë të dhëna në lidhje me ngjarjen nga banorët e fshatit, por këta të fundit kanë qenë të rezervuar, duke qenë se janë të implikuar edhe vetë në armëmbajtje pa leje.
Madje, sipas Prokurorisë, ende nuk janë gjetur gëzhojat. Gjurmët e gjetura në mjetin dhe veglat e punës pritet të identifikojnë autorët. Gjithashtu është duke u punuar edhe rreth identitetit të personit që posedon mjetin me targa të Kosovës. Banorët e fshatit Rukaj i kanë bërë të ditur grupit të hetimit se persona të paidentifikuar kishin tentuar disa herë të gërmonin në Teqenë e Shënmarkut. Tri net më parë, autorët u zbuluan pasi punonin natën dhe kishin ndezur elektrikë për të kryer gërmime. Banorët qëlluan për të trembur keqbërësit, por hasën në rezistencën e këtyre të fundit, të cilët iu përgjigjën zjarrit me zjarr.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)