Nano: Do ta shëroj PS-në nga sëmundjet e Ramës
Tiranë- Është koha e legalizimeve. Do bëj letrat dhe shpresoj të jetë edhe zoti Rama në dokumentat e legalizimittë PS-së. Kështu u shpreh ish-kryeministri Fatos Nano në një intervistë mbrëmë në emisionin Opinion ku foli për kandidaturën e tij për president, për marrëdheniet me PS, LSI-në dhe kryeministrin Berisha.
Zoti Nano ka fajësuar kreun aktual të PS-së Ramën si përgjegjësin për dështimet e selisë rozë duke nënvizuar se ai është i angazhuar ta shërojë PS-në nga ato që ai i quajti sëmundje të kultivuara nga zoti Rama.
PS nuk do lëngonte nëse ju kandidonte Rama për President…?
Shfaqja e fundit e paaftësisësë Edi Ramës kryetarittë sotëm të PS-së për të përballuardhe kuptuar sfidapolitike dhe institucionalenë dinjitetin e kryetarit tëopozitës është vetëm shfaqjae fundit e lëngatës e PS-sësi forca më e madhe e opozitës. PS për shkak të Edi Ramë s’ka kohë që lëngon dhe së fundi ajo është organike, kapilare, sepse masa dërrmuese në mbarë Shqipërinë ndjehet e papërfaqësuar…Edi Rama nuk ka arritur në 7 vjet të kuptojë dhe të jetojë me PS-në. Nuk ka arritur të interpretojë vlerat dhe aftësitë e socialistëve në pluralizëm.
Pse zoti Rama që qëndron çdo ditë në zyrën e PS nuk ka arritur ta ndiejë dhe ju që jeni larg e ndieni?
Nuk po flas për zyrat, por për zemrat e PS- është një fakt i dhimbshëm që kryetarii PS-së nuk ka aritur të hyjë në zemrat e socialistëve. Kjo lidhet me interesat e tij të ndryshme nga ato të socialistëve. Edi Rama në krye të PS-së ka akumuluar humbje pas humbjesh.
Edhe me ndihmën tuaj që s’keni votuar PS-në ?
Do më lejoni të them në mënyrën më të qetë t’ju shpreh bindjen time se kjo parashtresë vjen në konkluzionin që Edi Rama nuk mund të njehsohet me PS-në. Sepse vota për një njeri që prioritet të vetin ka jodrejtimin dhe aktivizimin politik të së majtës në mbarë vendin, por karrierën e tij personale nuk mund të njehsohet me votën e kryeministrit.Unë mund të mos kem votuar për Edi Ramën, por asnjëhere vota ime nuk ka qenë kundër socialistëve dhe interesave të tyre. Tashmë ka ardhur koha për të vepruar politikisht për kapsulimin dhe izolimin e sëmundjes Rama në PS.
Në vitin 2009 keni paralajmëruar që do t’i rrini përballë, u zhdukët për 3 vjet. Është mungesë vullneti..?
Ka shumë inkoherencënë pasqyrimin që i bën media realitetit social apo politik. Mbi bazën e eksperiencës time të njohur jeta ime politike ka periudha te aktivzmit triumfues, ka periudhat e dorëheqjeve në shërbim të vendit dhe të konsolidimit të PS-së. Po t’i numërojmë ne e kemi mundur Berishën në 13 palë zgjedhje dhe unë kam dhënë dorëheqjen 3 herë. Unë kam ditur të jem publik në veprimtarinë time publike atëherë kur ka qenë e nevojshme,kam ditur edhe të hesht, kure kam parë këtë të dobishme për të zbutur klimën dhe konfliktet në vend. Kam ditur që edhe jahstë vëmendjes së ekraneve të ruaj komunikimin me masën e gjerë të socialistëve, pavarësisht kush ndodhet në zyrën e selisë së PS-së. Kam qenë dhe mbetem përballë jo Edi Ramës si individ. Unë nuk e kam kundërshtar Edi Ramën, mua më dhimbset sëmundjes. Kam qenë përballë sëmundjes, paaftësisë së tij dhe do të vazhdoj të jem. Unë nuk e miratoj drejtimin e shoumenit Edi Rama, që ngeli nëpër ekrane dhe nuk u jep as dorën socialistëveqë u japin votat.
Zoti Rama është shprehur se Fatos Nano ka ikur nga PS pa kthim në vitin 2007, pas një akti shumë të turpshëm pas votës që i ka dhënë Bamir Topit…?
Të mos rrish në të njëjtën çati me Edi Ramën apo me Saimir Tahirin që më përcolli në 2007 nuk është aspak turp. T’ja lemë çështjet e protokollit ish-shefit të kabinetittë Ramës që sot drejton PS-në e Tiranës është një oportunitet i madh të bashkohesh me të gjithë pjesëmarrësit në veprimtarinë e jetën e socialistëve.Unë s’kam qenë njeri vetëm i zyrave. Unë kam drejtuar PS-në në të gjitha nivelet. Nëse do të mbeteshim te kjo deklaratë e përsëritur e Ramës më duhet ta sjell atë në referencë të deklaratës së sotme, pas takimit me kryeministrin belg, ku ai tha se megjithë manipulimin e pritshëm t렠zgjedhjeve nga Berisha vitin e ardhëshëm diferenca që ai ka në kohë qenka e paarritshme. Unë po ritheksoj se me këtë llogjikë të përjahstimit të vlerave dhe kontributeve historike, me këtë llogjikë që vjen ndesh me historinë e socialistëve që kanë qenë vitalë, harmonikë. Zoti Rama duhet urgjentisht të heshtë, të reflektojë, të dëgjojë të gjithë zërat e ndryshëm që janë zërat e vërtetë, dhe të kuptojë se si nuk përjashtohen të gjithë ata që do të sillnin atë kuorum që ka në mend zoti Rama në ambicjet e tij kryeministrore.
Keni vendosur të riktheheni aktiv në politikë?
Unë nuk jam vetëm politikan i zyrave. Edhe pasi jam larguar kam marrë kontaktet dhe kam zhvilluar marrëdhëniet e nevojshme për të marrë mesazhet dhe për të kristalizuar iniciativa olitike që do të përmirësonin gjendjen e PS-së. Aktiviteti im politik do të jetë akoma më aktiv, që do të thotë unë e di si sigurohet përçarja e sosicliatës. Unë e di se si shëndoshen marrëdhëniet e solidaritetit, unë e di se si mund të rigjenerohet energjia dhe aftësitë e kontributet e PS për të fituar dhe nuk jam këtu, nuk jam tashmë aktiv në politikën e vitit elektoral që sapo ka nisur për të sjellë një çarje të re të PS-së.
Do të bëheni aktiv në zgjedhjet e ardhëshme?
Unë do të shëroj PS-në. Nuk mund të mos jem aktiv në dobi të shërimit të PS-së, të izolimit të sëmundjeve që Rama ka kultivuar, duke i bërë ata humbës dhe në dobi të bashkimit të së majtës. Nuk do të ketë asnj렠veprimtari konspirative. Kanë nisur kontaktet e vazhdueshme me drejtues lokalë. Ka një grup 99-çash, të cilët nuk më njohin dhe do të jem shumë i matur që të më njohin.
Do krijoni parti politike apo do synoni të hyni në PS?
PS është partia ime e zemrës. Masa e socialistëve ka nevojë për një shpirt vetmohimi, solidariteti dhe përkushtimi të udhëheqjes ndaj tyre, i cili sot mungon. Unë do ta risjell këtë frymë, këtë marrëdhënie, këtë impuls që t’i bëjë ata fitues.
Do jetë emri juaj në një prej listave që ju çon në Parlament?
Ps ka nevojë për një nevojë për një reformë të thellë. PS nuk është një organizatë private, ku është vendosur një herë e mirë se kush e ka maxhorancën. PS është një organizatë vullnetare, e cila kur vullnetet e bashkuara janë interpretuar në mënyrë të saktë politike nga drejtuesit ju ka sjellë socialistëve fitore shumë të mira. Mua nuk më shqetëson kush e ka uzurpuar njërën zyrë në PS, përderisa është nevojë të kthehen disa mekanizma. Dhe mbi këtë bazë do të synoj bashkë me iniciatorët e vërtetë dhe votuesit socialistë që të rikthej rregullat e komunikimit demokratik, të dhënies llogari, të konkurrimit midis socialistëve Ka një sërë nismash referendare dhe
Zoti Rama ka fituar me 93% të votave…?
T’i lemë gjërat joserioze, janë shifra më flagrante e manipulimit të votave edhebrenda PS-së. Parimi një anëtar-një votë është thyer dhe është dhunuar. Do të konkuroj në të gjitha nivelet dhe në varësi të reagimit do të vendosim për kandidimin e socialistëve me një listë tjetër. Nuk është objektiv prioritar. Objektivi primar që socialistët të bashkohen me ose pa Ramën. Unë do të preferoja me Ramën, sepse unë nuk e njoh përjashtimin.
Përse do ua jepte mbështetjen Rama për Presidenit, kur ju as keni votuar për të në 2007?