Islami: Levizja Nano, vlere per bashkimin e se majtes
Deputeti Kastriot Islami tha mbreme se Levizja Nano eshte nje mundesi e mire per bashkim te se majtes. Ne nje interviste qe i dha gazetares Sonila Meco ne studion e ABC Nees, z.Islami tha se "persa i takon levizjes se Fatos Nanos, nese kjo eshte nje levizje qe synon bashkimin e se majtes atehere do te jete nje vlere e shtuar".
Islami e vlereson zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Shqiperise ne respekt te kushtetutes, ndersa voten e tij e quan ne koherence me qendrimin e tij, qe eshte kunder bojkotit. "Mazhoranca konform kushtetutes e zgjodhi ate dhe vota ime ishte koherente ne qendrimin tim. Une e kam luftuar ashper fenomenin e bojkotit. Vota eshte sekrete, kam shkuar ne koherence te qendrimeve te mia kunder bojkotit"- u shpreh deputeti Islami, ndersa shtoi se do ta maksimalizonte voten e tij per te shmangur zgjedhjet e parakohshme. Islami ka vleresuar edhe figuren e Presidentit Nishani, pasi sipas tij eshte nje njeri me karriere te mire politike, ndersa zgjedhja e tij ne krye te shtetit ishte nje sukses i mazhorances, ndersa ka vleresuar edhe kontributin e LSI-se ne kete proces.
Islami vlereson se nuk duhet te ndodhin zgjedhjet e parakohshme. "U vendos qe te kete stabilitet te mandateve dhe nepermjet ndryshimeve ne kushtetute te hiqet dore nga hilet politike, te cilat shantazhojne parlamentin per zgjedhje te parakohshme. Ne nje situate te tille ekonomike do ishin mbingarkese zgjedhjet politike, te cilat mund ta fusnin vendin ne nje kolaps si Greqia. Nuk ishte momenti per zgjedhje te parakohshme", - u shpreh Islami.
Sipas deputetit Islami PS luajti nje loje te dobet ne procesin e zgjedhjes se presidentit te vendit. Kete vleresim Islami e bazon ne faktin qe edhe pse kjo force politike eshte ne minorance, nuk duhet te kishte pasur frike per te paraqitur kandidatura, ndersa bojkotin ne votim e cileson shume te rende dhe tregues te problemeve brenda PS-se. "Fakti qe Grupi i PS nuk erdhi, qofte edhe per te votuar kunder do te thote qe ka probleme dhe le hapesire qe te behet ky interpretim. Bojkoti eshte shume i rende" - vijoi ai. Ndersa pyetjes nese procesi i zgjedhjes se presidentit eshte nje shans i humbur per vendit, Islami iu pergjigj absolutisht jo, sepse nderkombetaret kerkojne qe vendi te kete progres dhe kjo nuk ka asnje lloj impakti ne marrjen e statusit.
Duke i ndare sfidat e Partise Socialiste ne tre radhe, Islami tha se kjo force politike nuk ka nje formule inteligjente bashkepunimi, per te cilen i referohet bashkimit te se majtes, marredhenieve me aleatet dhe motivimit te PS-se. Rrethi i pare sipas Islamit eshte bashkimi i se majtes, sepse nje e majte e percare nuk mund t'i fitoje zgjedhjet. "PS nuk ka pergjigje per ndryshimin ne sistemin zgjedhor. Rama nuk do ta ndryshonte dhe nuk do ta ndryshoje kete qendrim qe ka mbajtur ne 2008", - tha ai.
Marredhenia me aleatet tradicionale te PS-se eshte rrethi i dyte qe perballet kjo force politike. "PS nuk ka formule inteligjente per te shperndare pushtetin e neserm ne funksion te interesit publik", - shprehet Islami, per te cilin rrethi i fundit eshte ai i motivimit te PS-se, te sensibiliteteve, ekuilibrave, brezave. "Eshte nje parti qe ka patur nje spekter te gjere dhe trashegon komuniste te fundit te regjimit me pergatitje te larte arsimore dhe brenda saj jane 8 me te pasurit"- deklaroi Islami.