E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot Sanremo 2011

Pas polemikave te shumta qe shoqëruan edicionin e vitit te kaluar, fillon mbrëmjen e sotme Sanremo 2011, festivali italian i këngës. Ne vigjilje kritiket e muzikës vlerësojnë si favoritet kryesore për fitore këngëtaret e rinj. Ne krye te listës qëndron grupi Moda dhe Ema Marrone, te ndjekur nga këngëtare si Xhusi Ferreri dhe Roberto Vekioni. Festivali qe prezantohet nga këngëtari Xhani Morandi, me asistencën e dy show girl te njohura, Elisabeta Kanalis dhe Belen Rodriguez, synon te lere mënjanë shijen e hidhur dhe gafat e edicionit te kaluar, ndërkohë qe do te ketë edhe një sistem te ri votimi. Këtë here televota do te luaje një rol te rëndësishëm ne përcaktimin e fituesit te Sanremos. Ekspertet vlerësojnë se ne nivelin e përgjithshëm këngët konkurruese janë te një niveli me te larte, ne krahasim me vitet e fundit. Ne gare janë edhe emra te gardës se vjetër, si Al Bano, Paty Pravo apo Ana Oksa, te cilët vlerësohen si pak favorite për te dale ne finale. Fituesi do te shpallet mbrëmjen e 19 shkurtit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›