E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Zhvillimi i agroturizmit, nxitje për produktet e eksportit bio

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në Shkodër prezantoi sot ligjin e ri të sapo miratuar “Paketa e Maleve” që i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se “zhvillimi i agroturizmit do të stimuloj prodhimin e cilësisë së lartë të kushtueshëm”.

“Nëse sot agroturizmat janë një ofertë më e lirë, me hyrjen ne BE do të jenë një ofertë luksi, siç janë në të gjithë ata zona të Italisë, Austrisë, Francës ku është shumë e vështirë të gjesh vend dhe është vërtetë një ofertë speciale sepse te ofrohet një vend jashtë rrëmujës”, tha Rama.

Rama nënvizoi se duke zhvilluar këtë lloj ekonomie do të hapet rruga për të zhvilluar produkte eksporti bio.

“Në disa pika tani prodhimet e vajit të ullirit kanë filluar t’i shesin jashtë si prodhime speciale, jo në masë. Këto duhet ti vlejnë të gjithë atyre që janë në dilemë dhe besoj e shembujt e shumtë”, tha Rama.

Rama shtoi se “kur kemi nisur këtë përpjekje kishim 1 ose 2 agroturizma, ndërsa sot kemi afro 250 të tillë”.

“Një pjesë e madhe janë mbështetur nga qeveria nëpërmjet programeve të AZHBR-së, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim. Kur të kryhet dhe kjo 500 që kemi paraparë do të jetë shumë më e lehtë për të ecur dhe bankat për të financuar. Por sot që flasim bankat kanë këtë instrument në dorë. Sot që flasim kredia për të zhvilluar një ndërmarrje të vogël dhe të mesme është nën 3 %. Një kredi nën 3% me një kolateral të mbuluar 70% nga shteti dhe më pas do të shohim dhe instrumente të tjera kemi krijuar”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›