KLD lufte korrupsionit ne drejtesi

Lufta ndaj korrupsionit dhe reforma në drejtësi janë në fokus të KLD-së. Nënkryetari Elvis Çefa nga Shkodra tha se puna e Këshillit të Lartë të Drejtësisë periudhën e fundit është orientuar në miratimin e disa kritereve që janë guri i themelit në strategjinë e re të funksionimit të këtij institucioni. Kjo ka të bëjë në luftën kundër korrupsionit në këtë sektor. Reforma në sistemin e drejtësisë është një nga kushtet kryesore për marrjen e statusit vend kandidat dhe Çefa u shpreh se KLD është konseguent me qëndrimin e tij të muajve të fundit rreth çështjes së korrupsionit.