Rama, arrogant dhe antiligj

Edi Rama ka frikë të përballet me parlamentin dhe refuzon të dorëzojë zyrtarisht programin qeverisës. Kjo frikë ka pjellë arrogancën e Ruçit që ditën e parë të maxhorancës së re. Në 2005 socialistët, para zhvillimit të seancës parlamentare për votimin e qeverisë “Berisha” patën mundësinë e 3 ditëve lexim dhe të kryerjes së rreth 700 pyetjeve, por sot Edvin Rama rikonfirmohet si njeriu arrogant e antiligj, i cili s’njeh as debat parlamentar, as axhendë institucionale e as respekt për opozitën parlamentare. Pas sjelljes së djeshme, anulimi i pluralizmit dhe rikthimi në monizëm ngjan të jetë kthyer si aspiratë e pinjollëve të Bllokut
Kryeministri në ardhje Edi Rama e nisi keq seancën e parë të legjislaturës së re. Mungesa e prezantimit të programit qeverisës në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare dhe shërndarja e saj për 139 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë është një akt i paprecedentë. Transparenca është Abc-ja e debatit parlamentar. Në vitin 2005 socialistët para zhvillimit të seancës parlamentare për votimin e qeverisë “Berisha” kanë bërë rreth 700 pyetje dhe 3 ditë lexim të programit të qeverisë së Partisë Demokratike. Ndërsa koalicioni i majtë nuk lejon asnjë ditë, asnjë program qeverisës dhe as pyetje.
Kuptohet vetiu që kryeministri në ardhje Edi Rama ka frikë të përballet në parlament me premtimet që ka bërë në fushatë dhe me të cilën fitoi zgjedhjet si koalicion i majtë. Kryeministri në ardhje Edi Rama s’po jep asnjë ide sesi do të bëjë reformën për shëndetësinë falas për të gjithë pa paguar kontribute ashtu siç ka deklaruar dhe për të cilën ka marrë edhe votën e 1 milion shqiptarëve. Po ashtu Edi Rama dhe ministrat e tij nuk pritet të marrin ndonjë vendim për legalizimet falas, për uljen e taksave të 95 % të shqiptarëve, të heqjes së taksës së biznesit të vogël, të hapjes së 300 mijë vendeve të punës dhe qindra premtimeve pa kurrfarë fature.
Ndërkaq nuk kuptohet interesi për të provokuar që ditën e parë opozitën e re. Ndoshta është çështje e injorancës dhe aftësisë për të luajtur me rregulla. Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD, kreu i kësaj partie Lulzim Basha deklaroi se do të bashkëpunohej për çështje madhore. Mirëpo në kushte ku maxhoranca e re refuzon të japë programin e saj, të bëjë të njohur dhe mbi të cilin mund të diskutohet në çdo lloj debati është një injorim shumë i madh për elektoratin dhe për opozitën e re, e cila ka të drejtën e zotit të marrë aksioni parlamentare dhe jashtëparlamentare.
Nesër paradite e majta parlamentare do të synojë të instalojë një qeveri antiligjore, jashtë procedurave parlamentare dhe traditës së pyetjeve përgjigjeve të deputetëve ndaj kryeministrit të ri dhe qeverisë së re. Por kjo arrogancë parlamentare që nuk dëshiron të bëjë jetë parlamentare nuk parasheh asgjë të mirë. Përkundrazi ushqen një klimë mosbesimi që kërkon të kthejë monizmin parlamentar, ose më keq të anullojë lojën parlamentare.
Sidoqoftë Edi Rama me aktin e parë jo bashkëpunues dhe refuzues të rregullave dhe procedurave po gjymton demokracinë parlamentare. Kjo mungesë respekti për deputetët në veçanti dhe opozitë në përgjithësi sinjalizon vijë-sjelljen arrogante dhe antiligjore të Ramës. Kryeministri na ardhje Edi Rama ka frikë të përballet me opozitën në parlament sepse kjo e nxjerr të paaftë, të paditur në procedura dhe ligje, të aftë në ekonomi dhe politikë fiskale. Nuk mjafton për shembull slogani kush merr më shumë, paguan më shumë, pasi këtë duhet ta shpjegojë me detaje. Përvoja e munguar parlamentare dhe batutat pa bukë e detyrojnë të refuzojë jetën parlamentar qysh ditën e parë. Rama tregon forcën e numrave në parlament por jo cilësinë parlamentare. Ai çalon në sencën e parë parlamentare.