E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama bashkebisedim ne Kavaje Elvish Roshi cliroi grate e qytetit

Gratë e Kavajës janë më të çliruara ndërsa vetë qytetarët buzëqeshin më shumë. Janë këto ndryshimet që kryesocialisti Edi Rama, gjatë një këndi fjale, tha se ka vënë në re në qytet, që kur drejtimin e Bashkisë e ka marrë Elvis Roshi. 

Këndi i fjalës që Edi Rama zhvilloi në Kavajë, u kthye gati në një mbrojtje publike të punës së kryebashkiakut Elvis Roshi. Duke filluar nga çlirimi që tha se u ka sjellë grave të qytetit. 

Mes politikanit dhe psikologut, Rama tha se me Roshin në krye, kavajasit buzëqeshin më shumë. 

Lideri socialist premtoi një plan të ri për sheshin qendror të qytetit, që nis me eliminimin e monumentit të demokracisë. 

Të moshuarve, Rama u premtoi se ilaçe me çmim më të ulët se ai i aplikuar në vendin e prodhimit. 

Ndërsa për të rinjtë që duan të japin kontributin e tyre në shoqëri, tha se do të krijojë Korpusin e të Rinjve, ku çdokush të mund të angazhohet në shërbime sociale për komunitetin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›