Rama del klandestin, por s’i shmanget dot vendimit të drejtësisë

Prej disa ditësh, Edi Rama s’guxon të komunikojë me mediat, por nxjerr sejmenët e tij të deklarojnë se i mirëpret propozimet për falje bashkie apo ripërsëritje zgjedhjesh. Shmangia nga publiku s’e shpëton dot strucin në krye të së majtës nga përballja me verdiktin e parë të 8 majit, humbjen e bashkisë së Tiranës
Si puna e strucit, i cili fut kokën në rërë, duke menduar se nuk shihet nga të tjerët edhe Edi Rama këtë zgjedhje kë bërë të vetën. Prej ditësh edhe Edi Rama, ka fshehur kokën, me shpresën se kështu nuk do të bjerë në sytë e Kolegjit Zgjedhor. Dhe për aq kohë sa ai shpreson e beson se nuk do të bjerë në sytë e Kolegjit Zgjedhor, ai të paktën do të gëzojë edhe disa ditë, të paktën deri të premten e kësaj jave, postin e kryebashkiakut të Tiranës. Por kjo fshehje e Edi Ramës, duket se në qëllimin e mos rënies në sy, të paktën deri të premten, merak të madh ka, shfaqjen e tij post-të premtes, sigurisht tashmë të pamundur, me gjithë ëndrrat që sheh me sy hapur e kokën fshehur si struci. Fshehja fizike e Edi Ramës, ka edhe një tjetër arsye..., atë të mungesës së argumenteve për të kundërshtuar dhe hedhur poshtë fitoren e Lulzim Bashës. Kjo dukshëm bie në sy, kur duke mos guxuar të ankohen, në respekt të kuadrit ligjor, në KQZ apo në Kolegjin Zgjedhor, fjala bie, Gramoz Ruçi del e dërdëllit “për manipulim rezultati”, por që askush nuk e dëgjon. Biles..., biles..., as Blendi Klosi nuk e dëgjon, aq sa të nesërmen apo pasnesërmen, del e përsërit të njëjtat gjëra që ka thënë Gramoz Ruçi. Atehrë, pse të dalë Edi Rama, kur nuk ka asgjë për të thënë e për tu dëgjuar, nga Gramoz Ruçi apo Blendi Klosi qofshin... Në këtë situatë, duke shpresuar që më mirë në këtë periudhë, është të mos biesh në sy, Edi Rama, me sa duket ka zgjedhur të fshihet. Me këtë shpresë të fikur, Edi Rama, si te shprehja frazeologjike “shejtani fle, ti e ngacmon”, tenton të paktën që nga pozitat e struc-shejtanit, kur s’ka asgjë për të thënë, të paktën të mos ngacmohet nga Kolegji Zgjedhor.
...