E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-deputeteve Dorezoni emrat ne KZAZ

TIRAN - Pas dorezimit ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te kerkeses per regjistrimin ne zgjedhjet e 8 majit Partia Socialiste do te dorezoje brenda pak ditesh dhe anetaret per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhor. Burime nga mbledhja e djeshme e grupit parlamentar Socialist bejne te ditur per gazeten Shekulli se kerkesa ka ardhur nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Ky i fundit gjate fjales se mbajtur perpara deputeteve mesohet te kete kerkuar nga juristet socialiste qe te dergojne brenda 3-4 diteve emrat e perfaqesuesve socialiste ne KQZ.


Nga ana tjeter Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje listen e partive politike te cilat paraqiten ne afatin e fundit dokumentacionin per zgjedhjet vendore. Ne teresi do te jene 57 forca politike te cilat jane regjistruar nderkohe qe jashte mbeten vetem tri parti te vogla. Midis subjekteve te regjistruara u miratua edhe Partia Socialiste e Shqiperise me kryetar Edi Ramen. Pavaresisht dorezimit te dokumentacionit dhe vendimit per te marre pjese ne zgjedhje ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se munguan perfaqesuesit e PS-se dhe anetaret e majte duke lene serish pezull marrjen e disa vendimeve qe kerkojne 5 vota si dhe plotesimin e vendeve te mbetura bosh ne KZAZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›