E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama bashkon brezat me 15 janar

Partia Socialiste pritet te zhvilloje me date 15 janar nje ceremoni per festimin e anetaresimit ne Partine Socialiste Evropiane. Feste e cila pritet te mbledhe jo vetem drejtuesit aktuale dhe anetare e simpatizante te socialisteve, por dhe ish-drejtues te PS nder vite, te terhequr ose jo. Megjithese ka pasur nje feste me permasa te vogla per kete anetaresim, ku kryetari i selise roze, Edi Rama festoi sebashku me grupin parlamentar socialist, veprimtaria per evenimentin e rendesishem do te jete me permasa me te medha. Burime nga selia roze bejne te ditur se do te shfrytezohet data 15 janar, e cila perkon edhe me ditelindjen e Forumit Rinor Socialist te Shqiperise, per te zhvilluar festen e madhe te anetaresimit ne familjen e socialisteve evropiane. Ne kete festim, ndryshe nga heret e tjera, qe deri pak kohe me pare thuajse ishte lene "pas dore", tanime pritet qe ditelindja e FRESSH per kete vit do te mbetet nje dite e shenuar per Partine Socialiste. Ne kete festim, do te jene te pranishem kryetare te partive simotra te socialisteve ne Evrope, bashkepunetore te ngushte te Partise Socialiste, si dhe s'mund te mungojne edhe perfaqesues te larte te Partise Socialiste Evropiane. Gjithashtu, pritet qe me 15 janar te jene te pranishem te gjithe zyrtaret dhe ish-zyrtaret e larte te selise roze, te cilet kane qene pjese e strukturave drejtuese ne vite te ndryshme te jetes politike te kesaj partie. Ndersa, prania e liderit historik te selise roze, Fatos Nano, ende nuk eshte e verifikuar, por gjithsesi nje gje e tille nuk eshte perjashtuar. Kjo gje pasi vete kryesocialisti, Edi Rama, ne daljen e tij te pare publike, pas kthimit nga Kongresi i PSE, ne Prage, ne fillim te muajit te kaluar, deklaroi se socialisteve u takon te festojne ne nje feste brezash qe do te zhvillohet ditet e para te ketij viti. "Kemi mberritur nje stacion me rendesi strategjike per te nesermen, jemi integruar ne nje realitet te ri evropian dhe na takon te festojme, me te gjithe ata qe e sollen Partine Socialiste te Shqiperise deri ketu, ne nje feste brezash qe do ta bejme ne ditet e para te vitit te ardhshem, me pranine e gezueshme simbolike ketu ne Tirane, te miqve te vjeter e partnereve te rinj te Partise Socialiste Evropiane", u shpreh gjate fjales se tij, Edi Rama. Kryesocialisti e quajti nje moment historik per Partine Socialiste dhe per te gjithe anetaret e saj, socialiste e progresiste, pranimin e forces politike qe drejton ne gjirin e PSE ne kongresin e Prages. Ai theksoi se ky eshte nje ogur i mire qe erdhi pikerisht ne nje date te shenuar 19 vjet pas daljes nga bunkeri komunist. Per Partine Socialiste, anetaresimi ne Partine Socialiste Evropiane, data 8 dhjetor eshte nje dite historike per jeten politike te partise se tyre. Ne ditet ne vazhdim, selia roze do te filloje pergatitjet per festimin e ketij anetaresimi.
Rama
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne daljen e tij te pare publike, pas kthimit nga Kongresi i PSE, ne Prage, ne fillim te muajit te kaluar, deklaroi se socialisteve u takon te festojne ne nje feste brezash qe do te zhvillohet ditet e para te ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›