E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Lakrori shpalosin platformat në Korçë

Gjatë shpalosjes së platformës së tij, kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama theksoi se kjo forcë duhet të vazhdojë të kërkojë hetim për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij, këto zgjedhje nuk mund të falen, sepse kështu do të ishin të rrezikuara të gjitha proceset e ardhshme zgjedhore.

“Nuk është aventurë sot të mos hysh në parlament dhe të vendosësh kushte të qarta për t’u bërë pjesë e tij. Aventurë është të hysh në parlament për të shitur të drejtat e tua te kompania, që tenton ta kthejë Shqipërinë në një vend që nuk ka të bëjë me interesat e njerëzve”, u shpreh Rama.

Ndërkohë kandidati tjetër, Maqo Lakrori e vuri theksin te nevoja për riorganizimin e së majtës në Shqipëri.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste pritet të mbahen më 26 shtator.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›