Rusmali: Reforma në drejtësi kërkon kontributin e PS-së
Pas përfundimit të mbledhjes së parë të këtij komisioni për këtë legjislaturë, kryetari Rusmali i bëri thirrje deputetëve të partisë Socialiste të rikthehen në Kuvend.
“Reforma në drejtësi kërkon jo vetëm prezencën dhe bashkëpunimin, por dhe kontributin real të opozitës, që të jetë një reformë e qëndrueshme dhe afatgjatë. Sigurisht, kur ata të jenë bashkë me ne në komision ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet, por dhe do të kërkojmë të gjithë mbështetjen e ekzekutivit që reforma në drejtësi të ecë përpara", theksoi Rusmali.
Ai siguroi se përbërja aktuale e komisionit të Ligjeve i ka të gjitha potencialet për t'i dhënë vendit një reformë sa më konkrete për sistemin e drejtësisë.
Rusmali, i cili do të drejtojë komisionin e ligjeve edhe në legjislaturën e re, i bëri apel opozitës që të vijë në komision. Ai tha se tashmë është gati ligji për "gjykatën administrative" por që nuk mundi të kalojë pa opozitën në fund të sesionit të kaluar parlamentar, për shkak të mungesës së 84 votave.