E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunimin strategjik

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni kanë firmosur marrëveshjen dypalëshe mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.

Nëshkrimi i kësaj marrëveshje vjen pas takimit dypalësh të mbajtur në Romë në Villa Doria Pamphilj, mes kryeministrave Rama dhe Meloni.

Ndërkohë, para nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit e memorandumeve të mirëkuptimit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, pjesë e delegacionit shoqërues të Ramës, firmosi së bashku me homologun e tij italian Guido Crosetto marrëveshjen e re të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala së bashku me homologun Orazio Schillaci, nënshkruan marrëveshjen në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutit të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve.

Më pas është zhvilluar edhe ceremonia e shkëmbimit të marrëveshjeve mes ministrave të Italisë dhe Shqipërisë duke nisur mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›