E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Meta, rrezik për biznesin

12-07-2013 / Gazeta 55

Sokol Olldashi prezantoi në Përmet programin e tij për kryetar të PD

“Ne duhet të marrim në mbrojtje biznesin, i cili shumë shpejt do të gjendet në mes dy agresioneve: nën agresionin e taksës progresive të Edi Ramës dhe nën agresionin e bllokut të Ilir Metës, sepse pasi shpenzoi në fushatë, ai do t’i nxjerrë prapë ato para. Ne duhet të behemi përfaqësues të të gjithë korpusit opozitar, i cili do të gjejë tek ne mbrojtjen, shpresën dhe aleatin e vet natyral”. Në Memaliaj Olldashi foli vlerësoi zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. “Ky është një standard i vendosur nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili drejtoi këtë strukturë gjigante politike në misione historike: në rrëzimin e komunizmit, rrëzimin e korrupsionit”- tha Olldashi i cili premtoi se shumë shpejt, PD do të rrëzojë atë që e quan si murin e kriminalitetit politik të Edi Ramës. “Fakti që anëtarësia e Partisë do të zgjedhë mënyrën sesi do të drejtohet , në një të ardhme të afërt, kjo strukturë gjigante, është për tu vlerësuar maksimalisht. Kjo forcë është ndërtuar për të fituar. Kjo forcë është themeluar për të rrëzuar muret e komunizmit. Ne kemi rrëzuar në 2005 muret e korrupsionit. Ne jemi të destinuar të rrëzojmë sa më shpejt të jetë e mundur, murin e krijuar mes kriminalitetit politik dhe parave të pista”. Edhe në këto takime Olldashi u ndal në paketën për ristrukturimin e Partisë, një format organizimi që, sipas tij do të rivitalizojë jetën politike brënda forcës më të madhe të së djathtës në vend.
Në Gjirokastër dhe Tepelenë, Olldashi: Do mbrojmë administratën nga agresioni i Ramës/Edhe Sokol Olldashi, kandidat për kryetar të PD-së deklaroi se Partia Demokratike do të hapë zyrat e konsulencës juridike për të mbrojtur administratën publike nga ai që e cilësoi agresioni politik i Edi Ramës. Në Gjirokastër, Olldashi u përqendrua tek veprimi opozitar, për të shkurtuar kohën politike të së majtës. Ndërsa nga Tepelena, Olldashi reagoi ashpër ndaj kërcënimeve që iu bënë me mesazh, Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai tha se aksioni reagimi opozitar duhet të jetë i paekuivok për të rrëzuar në përplasjen e parë elektorale, mazhorancën e inkriminuar të Edi Ramës, siç u shpreh ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›