Arvizu: Demontimi i municioneve, rrit sigurinë

Diplomati i Shteteve të Bashkuara ishte i pranishëm në një konferencë ku po diskutohet për demontimin e armëve dhe municioneve të tepërta të grumbulluara gjatë regjimit komunist.
“Sa më shumë të bëjmë për të pastruar armët dhe municionet, aq më pak do të bëjmë të mundur që mjete të tilla të bien në duart e kriminelëve dhe terroristëve. Kështu do të parandalojmë marrjen e jetëve të pafajshme”, theksoi Arvizu. Ai vlerësoi punën e bërë deri më tani nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, ndërsa solli në vëmendje ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Gërdecin. “Ne kemi ofruar 8.5 milionë USD asistencë për demontimin e armëve”, shtoi Arvizu.
Ai shprehu angazhimin për të punuar "me partnerët tanë shqiptarë që të adresojmë gabimet nga e shkuara dhe të përpiqemi të krijojmë një të ardhme më të mirë. Për sa i takon anës tonë, ne si SHBA jemi krenarë për faktin që ndihmesa jonë në Shqipëri filloi së pari në vitin 1998 dhe në vitin 2001 ne vazhduam që të jepnim ndihmesë për shkatërrimin e armëve të vogla dhe të mesme dhe kjo është përmendur edhe në vitin 2009, kur Shqipëria ishte pastruar nga minat".
Arvizu theksoi se Shqipëria është anëtare shumë aktive e NATO-s. “Shpesh herë flasim për konfigurimin e Shqipërisë në NATO. Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-s, sepse është një vend kyç dhe kontribuues për sigurinë rajonale, stabilitetin rajonal. Një prej gjërave që po bëjmë është të inkurajojmë besimin në vendet fqinje në Ballkan. Kemi inkurajuar Shqipërinë dhe shumë prej fqinjëve të saj në Evropën Juglindore që të marrin pjesë në qasjen rajonale për uljen e tepricave të armëve dhe municioneve dhe së fundmi palët janë takuar në Lubjanë për të diskutuar për shkatërrimin e armëve dhe municioneve të tepërta”, tha Arvizu. Ambasadori i SHBA tha se mbetet ende për të bërë në këtë drejtim. /Start/
2011-10-04 11:09