Kryesia e Partise Socialiste misteri zgjidhet te premten
Kryesia e re e Partise Socialiste pritet te behet e njohur per publikun kete te premte. Sipas burimeve nga sekretariati i selise roze eshte vendosur data 2 dhjetor pra neser koha kur Asambleja e re Kombetare do te mblidhet ne nje mbledhje konstituuese por edhe me synim perzgjedhjen e emrave te rinj per forumin e larte te partise. Pritmerite me te medha per hyrje ne kete forum qarkojne me se shumti drejtuesit e grupeve te punes per programin dhe statutin por edhe njerez qe drejtojne komisionet e PS-se. Ketu do mbajtur parasysh edhe kriteri i perfaqesimit te femrave qe eshte ndjekur rigorozisht nga selia roze te pakten qekurse ne krye te saj erdhi kreu aktual Edi Rama. Proceduralisht statuti i jep te drejten kryetarit te partise qe te propozoje nje liste me emra cka edhe e ka bere gati sekret partiak perberjen e kryesise se re socialiste. Nje hap ne kete drejtim Edi Rama e ka bere ne takimin me anetaret e Asamblese te zgjedhur nga Kongresi te cileve u ka kerkuar te sugjerojne kandidatura per kryesine duke nenkuptuar hapur se ne forumin e larte pritet te kete edhe nga ata qe njihen si te rikthyer ne PS. Ky eshte ne vetvete edhe nje nder problemet qe mund te krijoje kryesia e re ne te cilen po diskutohet qe edhe emra te njohur te PS-se te mbeten jashte per shkak te qendrimeve alternative ndaj linjes zyrtare. Pavaresisht ketyre ceshtjeve problemi me i rendesishem eshte organizimi i kryesise sipas sektoreve marrja nen kontroll e te cileve deshmon per rolin ngritjen apo uljen e figurave te ndryshme te PS-se ne drejtimin e saj. Asambleja do te zgjedhe edhe kreun e vet nje detyre kjo me rendesi te shumefishte ne rastin aktual pasi mbahet nga Gramoz Ruci qe mbulon njekohesisht edhe detyren e kreut te grupit parlamentar. Ne kete kuader mbetet per tu zbuluar edhe roli ne projektin socialist per te ardhmen i deputetit Ben Blushi qe mbetet nje investim i pakonsumuar politikisht. Nderkohe mbledhja kesaj radhe ka ndryshuar vendin e zhvillimit te vet per te kaluar ne Vila Toskana prane fshatit Ndroq te Tiranes.