E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Perpjekjet tona per te mbrojtur mjedisin"

Grupimi "Ekolevizja", kerkoi nga qeveria dhe Ministria e Mjedisit qe te mos marre parasysh studimin mjedisor te bere nga firma ENEL per TEC-in ne Porto Romano. Kjo, per shkak se disa eksperte evropiane kane verejtur plot 25 pika me gabime, mangesi dhe deformime ne kete studim. Ne nje interviste dhene per "Koha Jone", kreu i grupimit "Ekolevizja" Xhemal Mato, shpjegon me detaje se pse ne, ekonomia dhe shendeti yne jane te rrezikuar nga keto superndermarrje, pa studime te sakta.

Sapo ka perfunduar studimi i vleresimit ne mjedis per TEC-in ne Porto Romano. Cilat jane konkluzionet e tij?

Pas debateve te shumta, grupimi yne kerkoi nga rrjeti i monitorimit te bankave te zhvillimit-BEN, berjen e nje analize dhe vleresimi me te sakte e te paanshem per projektin e TEC-it me qymyr ne Porto Romano. Me pak fjale, kerkuam nje rivleresim te studimit mjedisor te pergatitur nga ENEL. Ne kete rivleresim, eksperteve iu kane rezultuar 25 pika me gabime, mangesi dhe deformime.

Ku konsistojne keto gabime?

Kryesisht ato kane te bejne me mungesen e elementeve te detyrueshem me ligj ne dokument si: plani i monitorimit dhe menaxhimit mjedisor; i menaxhimit te mbetjeve te rrezikshme; i ndikimeve sociale; i emergjencave/aksidenteve. Gjithashtu ne vleresimin e kryer nga ENEL mungon vleresimi i te pakten dy alternativave per vendndodhjen e projektit, eshte keq interpretuar Strategjia Kombetare e Energjise si dhe ka gabime shifrash ne lidhje me standardet evropiane. Nderkaq, ekspertet quajne mashtrim angazhimin e ENEL per kapjen dhe trajtimin e CO2, sepse kjo teknologji eshte ende ne faza eksperimentale.

Cila eshte pika qe sipas jush ka me shume ndikim te drejtperdrejte ne shendetin e secilit prej nesh?

Duke qene se behet fjale per te njejtin objekt, atehere keto shkelje kane lidhje me njera-tjetren. Por, citoj piken qe ekspertet e huaj e kane renditur te dyten ne studimin e tyre. Citoj verejtjen e bere nga ata se "Nuk ka nje menaxhim per impaktet sociale. Per me teper, nuk ka nje Plan Menaxhimi per mbetjet e rrezikshme, as nje plan per emergjencat/aksidentet, te cilat duhet te jene pjese e brendshme dhe integrale e vleresimit.

Po sa i perket dioksidit te karbonit qe pritet te clirohet nga veprimtaria e TEC-it?

Ne kapitullin 2 te vleresimit te bere nga ENEL, ka nje tentative mashtrimi qe ne TEC-in e Porto Romanos, do te zbatohet kapja dhe izolimi i CO2 me ane te CS me qellim reduktimin e dioksidit te karbonit te gjeneruar. Nje metode e tille eshte ende ne faza eksperimentale dhe ekziston nje medyshje nese kjo eshte thjesht marketing, apo do te jete e zbatueshme realisht.

Po sa i perket qymyrgurit, si do te veprohet?

Sipas studimit, qymyrguri do te grumbullohet ne dy vende grumbullimi, secili rreth 450×60 m, me kapacitet prej 220 000 tone ( EIA,p.40). Nuk ka asnje mase per te perballuar mbrojtjen e tokes nga ndotja e qymyrit te depozituar.

Cili eshte mesazhi juaj per te parandaluar kete qe pritet te ndodhe?

Ne emer te grupimit "Ekolevizja" dhe ndergjegjes qytetare kerkojme qe qeveria dhe vecanerisht Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave nuk duhet te jape lejen mjedisore te ketij projekti, pa marre ne konsiderate dhe kete rivleresim nga eksperte evropian te studimeve mjedisor.

Intervistoi: Luljeta Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›