Berat, rrezik epidemie nga uji i ndotur
BERAT- Uji i pijshem rrezikon te shfaqe nje epidemi ne qytetin e Beratit, pasi derdhet ne cezmat e qytetareve i ndotur nga dherat. Alarmin e kane dhene vete banoret, qe prej disa ditesh detyrohen te blene ujin ne dyqane, ndersa ai i tubacioneve nuk u sherben per asnje gje. Duke mbushur gotat, shume prej banoreve tregojne edhe per shkallen e ndotjes qe mund t'u rrezikoje shendetin. Por nuk jane vetem qytetaret ne kete shqetesim, pasi duke pare mosreagimin e Drejtorise se Ujesjellesit, edhe Shendeti Publik ne rreth jep alarmin. Analizat e kryera kane konfirmuar faktin se uji i pijshem, permban ne shkalle te larte ndotjeje, duke keshilluar abonentet qe te mos e konsumojne deri ne nje njoftim te dyte.
Prej tre ditesh banoret nuk konsumojne uje cezme per shkak te ndotjes teper te larte, nderkohe qe ende nuk eshte marre asnje mase per permiresimin e situates. Me gjithe shqetesimet qe vijne nga kriza ekonomike qe ka filluar te ndihet, qytetaret i jane drejtuar dyqaneve per te blere uje te ambalazhuar. Drejtoria e Shendetit Publik, kryen cdo dite analiza dhe ben me dije se ka ne shkalle te larte, mbetje te dheut ne uje. "Qe prej kesaj jave analizat e ujit, kane rezultuar me nje ndotje te larte dheu", thane zyrtare te institucionit. Shkaku dyshohet te jete ndotja ne vendburimin e Bogoves si pasoje e punimeve qe kryhen ne fshatin Novaj te Skraparit, ku nxirren edhe pllakat e gureve. Kjo zone qe shfrytezohet per gurin dekorativ, prej disa vitesh mendohet se behet shkak per ndotjen e ujit te pijshem. Gropat nga ku nxirren pllakat, mesohet se kane shkuar deri ne 20-30 meter thellesi, me nje siperfaqe prej 200-300 metra katrore, c'ka ben qe te grumbullohet uji dhe balta duke u filtruar deri tek burimi i Bogoves, nga ku furnizohen me uje te pijshem dhe banoret e Beratit.
Demtimi i siperfaqeve ne zonen, ku aktualisht eshte burim i ujit qe furnizon dy bashki dhe disa komuna, ka sjelle turbullimin e ujit, gje e cila eshte bere nje shqetesim per konsumatoret. Por me gjithe dyshimet e ngritura se ndotja e ujit, vjen pikerisht si pasoje e shfrytezimit pa kriter te pllakave te gurit, askush nuk merr persiper te gjeje nje zgjidhje per problemin. Ndersa Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve, megjithese shpesh here ka kerkuar largimin e firmave qe perpunojne guret, s'i ka mbetur tjeter vecse te klorifikoje ujin e pijshem ne tubacione. Qytetaret thone se kjo situate eshte bere e padurueshme, pasi me kete uje as nuk munden te lajne apo te gatuajne, jo me ta konsumojne.
"Eshte rritur xhiroja e ujit te ambalazhuar"
Tregtaret e qytetit te Beratit nuk mund te mohojne faktin se ditet e fundit kane shtuar furnizimin me uje ne dyqanet e tyre, madje ne disa raste nuk ka munguar dhe rritja e cmimeve. Gjithsesi ata shprehen se ditet e fundit kerkesat per uje te ambalazhuar jane rritur. Ndryshe nga shitjet e zakonshme, tregtaret e dyqaneve ushqimore ne te gjitha lagjet e qytetit shprehen se ditet e fundit kane shitur me shume uje te ambalazhuar. Dhe pse qytetaret ankohen se kjo gje ka ndikuar jo pake ne xhepat e tyre, blerja e ujit te ambalazhuar eshte pare si zgjidhja e vetme per te zevendesuar ujin e ndotur qe nuk mund te konsumohet. Madje disa tregtare qe nuk kane dashur te prononcohen jane shprehur per gazeten se tashme pervecse ushqimeve te perditshme qe shume qytetare marrin me liste, ata qe s'kane te ardhura kane shtuar dhe ujin e pijshem ne listen e artikujve qe blejne pa leke ne dyqane.
Eriola Hazizolli