E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e temperaturave, 100 raste virozash tek femijet

Elbasan- Rritja e menjehershme e temperaturave eshte pasuar me shpeshtim te rasteve me viroza tek femijet ne Qarkun e Elbasanit. Sipas statistikave, ne spitalin Pediatrik paraqiten mesatarisht cdo dite 50 raste te femijeve me semundjen e stines. Hasen dy lloje virozash. Por me e shpeshte keto dite ka qene viroza respiratore, e cila eshte manifestuar me shenja te gripit dhe me komplikacione. Sipas mjekes Liri Dyli, viroza respiratore manifestohet me shenja tipike te gripit. "Femijet me kete viroze kane rrjedhje nga syte dhe hundet, temperature te larte, mungese oreksi, keputje, dhimbje koke dhe trupi etj", shpjegoi mjekja. Me keq jane nderlikimet e virozes qe shoqerohen me bronkopneumoni dhe pneumoni. Gjate dy diteve te fundit ne spitalin Pediatrik jane shtruar 25 raste, te femijeve me gjendje te renduar te virozes respiratore. Ndersa 75 raste te tjera trajtohen ne kushte familjare. Drejtoria e spitaleve, ka vene ne dispozicion serume dhe antibiotike.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›