ENEL, marreveshje per kompleksin energjetik
Enel Albania shpk, e perfaqesuar nga presidenti Marco Arcelli dhe Konfindustria, e perfaqesuar nga drejtori i pergjithshem Gjergj Buxhuku, nenshkruan dje nje memorandum mirekuptimi per nje bashkepunim me te afert ne zhvillimin e projekteve energjetike ne Shqiperi. Permes ketij memorandumi Enel dhe Konfindustria rane dakord qe t'i konsiderojne iniciativat e Enelit ne Shqiperi dhe vecanerisht zhvillimin e Kompleksit Energjetik, si strategjik per te ardhmen e zhvillimit ekonomik te vendit, bazuar ne standardet me te larta teknologjike dhe mjedisore te aplikuara ne BE per projekte te ngjashme. Ne baze te kesaj marreveshjeje Enel Albania do te bashkepunoje me kompani te kualifikuara shqiptare, per te promovuar perfshirjen e tyre ne zbatimin e Kompleksit Energjetik, ne perputhje me dispozitat perkatese te Bashkimit Evropian dhe legjislacionit kombetar. Nga ana e saj, Konfindustria do te siguroje asistence teknike dhe do te mbeshtese ndergjegjesimin rreth programeve te Enel ne Shqiperi, me nje fokus te vecante ne ndertimin e Kompleksit Energjetik ne Porto Romano.