E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, drekë në Shëngjin me deputetët socialistë

Në prag të festimit të Vitit të Ri, kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur dje në një drekë deputetët e grupit parlamentar socialist jashtë Tiranës. Dreka është zhvilluar në një restorant në Shëngjin, ndërsa kreu socialist ka gjetur rastin që t‘i falënderojë për angazhimet e tyre gjatë gjithë këtij viti. Para drekës me kryesocialistin, deputetët kanë marrë pjesë në një ceremoni kokteil të organizuar nga deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli, me rastin e marrjes së një çmimi në nder të tij. Vetëm pas kësaj ceremonie ata janë drejtuar për në Shijak, kur për disa orë janë shkëputur nga zhvillimet në kryeqytet. Vetëm deputetët e Qarkut të Fierit nuk kanë marrë pjesë në këtë organizimin për shkak të angazhimit të tyre në zonën elektorale.

Aktualisht selia rozë ka shpallur strategjinë për fillimin e janarit, duke vijuar betejën për hapjen e kutive. Sipas deklarimeve të kreut socialist, por edhe drejtuesve të tjerë, në janar pritet rifillimi i tubimeve, që sipas Ramës do të jenë shumë herë më të mëdha se ato çfarë janë organizuar deri tani. Ndërkohë që po flitet shumë për rikthimin e opozitës në Parlament dhe skenari që po qarkullon në media, por edhe në ambientet e qarqet e politikës, është që deputetët të hyjnë për të bërë betimin dhe më pas t‘i rikthehen bojkotit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›