Vizat, brenda 6-mujorit të parë të 2010-ës
Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, partia që drejton dikasterin e Ministrisë së Jashtme, i garantoi dje shqiptarët se liberalizimi i vizave s‘do të vijë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2010. Sipas Haxhinastos, viti 2009 shënoi edhe një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian të Shqipërisë: paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat dhe marrjen e pyetësorit, dhe veçanërisht progresin në liberalizimin e plotë të vizave që do të konkretizohet në gjysmën e parë të 2010-ës. Ai vlerësoi se përgatitja e pyetësorit është një ndërmarrje madhore e shtetit dhe administratës shqiptare, një përgjegjësi mbarëkombëtare dhe mbi-partiake. "Në emër të LSI-së shpreh angazhimin maksimal të saj si forcë politike parlamentare, dhe të gjithë përfaqësuesve të saj në administratën shtetërore për plotësimin me sukses e në kohë të kësaj sfide të jashtëzakonshme, që tregon jo vetëm kapacitetet kombëtare për të vlerësuar stadin zhvillimor të sotëm, por edhe vizionin tonë për të ardhmen", tha ai, ndërsa përshëndeti zërat brenda opozitës që flasin për hyrjen në Parlament.