Skandali seksual, dorëhiqet funksionari i lartë indian
Gjysmë lakuriq dhe në shtrat me dy prostituta. Foto të ndryshme dhe një video skandaloze kanë certifikuar skandalin seksual që ka përfshirë Narayan Dutt Tiwari, guvernatorin 86-vjeçar të shtetit indian të Andhra Pradesh. Megjithatë ai nuk ka pranuar asgjë, duke e quajtur këtë çështje si groteske dhe qesharake. Por, imazhet duken të pangatërrueshme dhe po bëjnë xhiron e botës. Të parat që e transmetuan këtë, ishin mediat indiane. Opozita ka kërkuar menjëherë dorëheqjen dhe pas disa përpjekjeve për "pafajësi", Narayan Dutt Tiwari nuk ka pasur mundësi të veprojë ndryshe, sidomos pas kërkesës së bërë edhe nga Presidentja e vendit, Pratibha Patil. "The Indian Express" është hapur me titullin e madh domethënës, "His Sexcellency?", ndërsa "The Times of India" me titullin "Tiwari mohon pjesëmarrjen e tij në xhirimet seksi".
Guvernatori i Andhra Pradesh, pjesëtar i Partisë së Kongresit të Sonia Gandit, në vitin 1991 ishte shumë pranë marrjes së detyrës së Kryeministrit të Indisë, por që më pas i shkoi Narashima Raos. Avokati i tij, Ravi Shankar, ka deklaruar për shtypin se videoja nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër dhe se një denoncim u është paraqitur tashmë sistemeve të drejtësisë. Nga ana e saj, Gjykata Supreme lokale ka urdhëruar televizionet të pezullojë transmetimin e dokumentit të filmuar. Po ashtu, sipas raportimeve, një grua me ermin Andhra Jyoti ka treguar se ka gjetur vajza për të kënaqur Tiwarit, në këmbim të premtimit për një licencë për shfrytëzimin e një miniere me minerale hekuri. Licenca nuk ju dha kurrë, ndaj ajo vendosi të shpërndajë imazhet komprometuese.