E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonete naimiane ne Teatrin Kombetar

Nen driten e qirinjve dhe muziken e Bahut do te lexohen vargjet e Naimit. Ndonese me me shume se nje muaj vonese nga data e sakte ne daten 2 dhjetor ora 1900 ne sallen Kadri Roshi te Teatrit Kombetar ne Tirane do te organizohet nje mbremje poetike e titulluar Sonete Naimiane me rastin e 110-vjetorit te vdekjes se poetit rilindas Naim Frasheri. Perzgjedhja e lendes poetike eshte bere nga Artisti i Popullit Mihal Luarasi i cili ka shkeputur nga krijimtaria e gjere e poetit pjeset me te ndjera e qe i flasin te gjitha koherave. Per te percjelle tek publiku kete atmosfere naimiane jane perzgjedhur disa nga aktoret me te mire shqiptare. Keshtu do te ngjiten ne skene aktoret Drita Pelinku Margarita Xhepa Yllka Mujo Lazer Filipi Reshat Arbana Ndricim Xhepa dhe Bujar Asqeriu. Zerat e aktoreve shqiptare do te shoqerohen nga tingujt e muzikes se Bahut. Do te jete violoncelisti Aristidh Prosi i cili do te luaje Suiten Nr. 1 per violoncel solo nga Johan Sebastian Bah. Naim Frasheri u lind me 25 maj 1846 ne Frasher te Permetit dhe vdiq me 20 tetor 1900 ne lagjen Erenqoj te Stambollit ku edhe u varros. Rridhte nga nje prej dinastive qe dalin nga dera e madhe Frasheri ajo e Dakollareve ose e Dulellareve. Eshtrat e tij jane sjelle ne Shqiperi. Disa nga veprat qe kemi trasheguar prej tij jane
Shqiperia Bageti e Bujqesi Vjersha per mesonjtoret e para Histori te pergjithshme Lulet e veres Historia e Skenderbeut Qerbelaja Fjalet e Qiririt etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›