E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e krahason Berishën me Gaddafin

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 11:54

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nuk ka fshehur habinë që, sipas tij, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është i vetmi kryetar qeverie evropian që tregon entuziazmin e tij për rënien e një regjimi, gjë që ende nuk ka ndodhur.

“Duke ndjekur me kënaqësi të jashtëzakonshme shembjen e një tjetër fashizmi oriental në botën arabe, përmes bredhjes stacion më stacion për të parë orë pas ore afrimin e fundit të tiranit sa gjakatar, aq qesharak të Libisë, nuk pashë as kancelaren gjermane, as kryeministrin britanik, as atë francez, as atë italian apo ndonjë kryeministër tjetër në Evropë, përveç Saliut, që të dilte para popullit të vet e të përshëndeste si Saliu rënien e regjimit të Tripolit. Pashë vetëm presidentin e SHBA dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s që, siç kanë dalë në vazhdimësi para mbarë botës, në ndjekje të zhvillimeve dramatike në Libi, dolën e vazhduan të flasin nga lartësia e misionit të tyre, për fatet e atij vendi në mbështetje të revoltës çlirimtare të popullit libian, duke ri-kërkuar largimin e Gaddafit”, theksoi Rama.

Sipas tij, kryeministri Berisha ka ngjashmërisë me kolonelin e Libisë.

“S`ka dyshim që Shqipëria s`është Libia, as Saliu s`është Gaddafi. Që Saliu ngjan më shumë me kolonelin e Tripolit, sesa me cilindo nga homologët e tij evropianë, as kjo s`ka asnjë dyshim”, shtoi Rama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›