E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorial për Martin Luther King

Në Washington është zbuluar statuja nëntë-metërshe e Martin Luther King Jr. Është ky memoriali i parë në SHBA që nuk i dedikohet ndonjë lufte, presidenti apo personaliteti të bardhë. Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 13:37

Presidenti, Barack Obama, pritet që statujën ta inaugurojë solemnisht, më 28 gusht.

Figura impresive është gdhendur në granit, ndërsa inaugurimi i saj zyrtar do të shënojë përvjetorin e fjalimit të njohur të King "I Have a Dream".

Statuja është vendosur në shëtitoren Kombëtare, në Washington, një shesh ky gjigant me barë, në jug të Shtëpisë së Bardhë, ku ndodhe edhe një numër monumentesh tjera dedikuar heronjve të SHBA’ve.

Kinezi Lei Yixin fitoi në konkursin ndërkombëtar për përjetësimin e liderit 48-vjeçar për të drejtat qytetare, pas fjalimit të tij të njohur për barazi racore.
Yixin e gdhendi dhe e montoi gjithë memorialin nga 159 blloqe të granitit.
"Vizioni i dr. King ende jeton në mendjet tona. Ai ende na mungon dhe ende na duhet”, u shpreh Yixin.

"U mundova ta prezantoja dr. King duke u bëtë gati që të hapërojë. Ky është shpirti i King, që për njerëzit të gjykojë nga karakteri i tyre, e jo nga raca, ngjyra apo prejardhja”.

Ndryshe, memoriali përmban edhe shumë citate nga fjalimet e Martin Luther King.

Martin Luther King udhëhoqi marshimin paqësor në Washington, në vitin 1963, dhe iu adresua rreth 250,000 njerëzve të mbledhur me një fjalim të fuqishëm. Pesë vjet më vonë, u vra në Memphis.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›