Rama fajtor Berisha Bllokoi ligjet e integrimit

Nga qyteti i Durresit parpara forumit rinor te PD, kryeministri Sali Berisha akuzoi lidershipin socialist per bllokim te procesit te integrimit te vendit. Refuzimi i statusit per te dytin vit rradhazi ishte pasoje e drejteperdrejte e sjelljes politike te opozites, e cila bojkotoi reformat per dy vjet tha kreu i qeverise, i cili i dha te drejte BE ne opinionin negativ qe dha per vendin tone edhe per 2011.
"E vërteta është që në këtë periudhë ka një bllokim të pamohueshëm dhe ky bllokim vjen se lidershipi socialist ka vendosur të përdorë pushtetin e dhënë nga populli, si në asnjë vend tjetër të Ballkanit dhe të Evropës, për të bllokuar ligjet me tre të pestat. Ju me të drejtë mund të thoni, po mirë pse për kaq na bllokojnë ne? Kur një forcë politike gjen vullnetin për tu ngritur haptas kundër çdo interesi të qytetarit shqiptar, ç’garanci jep ajo në këtë proces? natyrisht në Bruksel kanë shumë të drejtë të mendojnë se ç’janë këta shqiptarë që veprojnë kundër vetes së tyre", tha kryeministri Sali Berisha.
Duke konsideruar lidershipin socialiste, aventuriere qe kerkon te marre peng procesin integrues dhe kushtetutshmerine e vendit, kryeministri tha se ceshtja do te zgjidhet, pa dhene detaje sesi.
"Ai vërtetë mund të pengojë tre apo 10 ligje me tre të pestat, por kushtetuta, e cila përbën kontratën e qytetarëve me shtetin, ajo është garancia e çdo qytetari, ndaj dhe qëndrimi ynë është dhe do të mbetet të jemi shumë të hapur karshi tyre, por duke ofruar të gjithë fleksibilitetin për reformën zgjedhore, të gjithë fleksibilitetin për rregulloren parlamentare, në asnjë rast ne nuk do të pranojmë të dhunojmë parimet kushtetuese të vendit, kushtetutshmërinë e vendit. Shtylla e kushtetutshmërisë përbën një demokraci funksionale, e mbron atë nga aventura dhe aventurierë, e mbron atë, nga nënshtrimi ndaj vullneteve të sëmura dhe kjo është arsyeja që ne jemi të bindur që ky proces nuk mund të kalojë përmes dhunimit të kushtetutës dehe rendit kushtetues. Qëndrimi ynë është se kjo çështje do të zgjidhet për shqiptarët", vijoi kryeministri.
Per qendrimet e saj tha kreu i qeverise PS do te ndeshkohet me voten e shqiptareve edhe ne 2013. Por ai shtoi se edhe strukturat e PD duhet te nisin qe tani nje pune serioze organizative per zgjedhjet parlamentare te ardhshme, per te cilat shprehu bindjen se fitorja do te jete serish e koalicionit te djathte.
Aleks Kalemasi