Rama falënderon gratë dibrane: Në 11 maj “4 me 1 nga Burreli n’Peshkopi”

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rama falënderoi gratë dhe vajzat dibrane për energjinë e jashtëzakonshme që përcollën në këtë takim.
“Rrofshi gratë vajzat dibrane, për energjinë e jashtëzakonshme që mblodhët sot në atë sallë, e cila kurrë s’ka qenë më mbresëlënëse, më e pastër e më e bukur, dhe forca, bashkë, drejt asaj që “s’ka bo vaki (4 me 1:-) nga Burreli n’Peshkopi”, për të bërë historinë europiane të Dibrës e krejt Shqipërisë më 11 maj”, shkroi Rama.
Në takimin me gratë dhe vajzat e Dibrës, Rama shprehu bindjen se në 11 maj PS do të ketë fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve”.
“Kjo është e dhjeta dhe do të jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave”, tha Rama.
/m.m/j.p/