UASHINGTON – Trump: SHBA pret të nënshkruajë marrëveshjen për lëndët e para me Ukrainën brenda javës së ardhshme

UASHINGTON, 17 prill /ATSH-DPA/- Qeveria amerikane pret të nënshkruajë një marrëveshje për një partneritet strategjik të lëndëve të para me Ukrainën javën e ardhshme, tha sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Ne kemi një marrëveshje për mineralet, e cila mendoj se do të nënshkruhet të enjten e ardhshme”, tha Trump në një takim me kryeministren italiane, Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë.
Ai nuk dha detaje të tjera, por duket se i referohej një marrëveshjeje përfundimtare.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi më herët një zgjidhje të përkohshme në rrugën drejt një marrëveshjeje për lëndët e para me SHBA-në.
“Memorandumi i mirëkuptimit mund të nënshkruhet në internet sot”, u tha sot Zelensky gazetarëve në Kiev.
Ministrit amerikan i Financave, Scott Bessent, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim tha se detajet e marrëveshjes ishin ende duke u përpunuar.
“Data e synuar është 26 prilli”, tha Bessent. //a.i/