“Rama, filozofi staliniste, pasi të përjashton nga partia, kërkon t’i bindesh verbërisht”

Deputeti Kastriot Islami reagon pas sulmit në parlament dhe protestës poshtë shtëpisë
Edi Rama i çon një grup të Forumit rinor eurosocialist për të protestuar kundër votimit të ish- deputeti të PS, Kastriot Islami, të përjashtuar kohë më parë nga kreu i Partisë Socialiste. Në një prononcim për mediat, zoti Imami u shpreh se ky është një presion psikologjik i papranueshëm dhe është në llojin stalinist.
“Dua të shpreh një keqardhje qe përfundimisht Partisë Socialiste pas disa veprimesh nuk është më ajo forcë politike për të cilën një grup intelektualësh dhe të rinjsh tentuan të reformonin partinë që 1991. Edi Rama së bashku me një grup të tjerësh në krye të lëvizjes ‘Mjaft’ dhunuan ish-kryeministrin socialist Nano, po i njëjti grup ishin ata me në krye Ramën që dhunuan zotin Meta me 21 janar, dhe përpara 8 majin për një shkrim në gazetë dhunuan një profesor të nderuar duke protestuar poshtë shtëpisë. Është hera e katër që dhunojnë tre figura, simbol të PS, themeluesish dhe drejtuesish, si Fatos Nano si kryeministër, Ilir Meta si drejtues i FRESH dhe përfundimisht një profesor i nderuar me formim perëndimor. Me vjen keq që kam katër vjet në Partinë Socialiste që insistoj për veprime të moderuara dhe të frenoj dhunën radikale duke qenë në rezonancë me axhendën ndërkombëtare, kundër bojkotit, kundër grevës, kundër 21 janarit, dhe tek e fundit bashkimit të së majtës. Zoti Rama në vonesë kohe ka bërë çfarë kam deklaruar unë se duhej bërë dhe kjo është arsyeja e përjashtimit tim. Mirëpo në filozofinë demokratike ekziston një gjë që quhet filozofi staliniste, që pasi i përjashton duhet të vazhdosh ti bindesh urdhrave, pra, të ndjekësh atë çka thotë zoti Rama”, deklaroi ai.
Ndërsa më pas i pyetur nga gazetë nëse ky është një sulm personal ndaj tij, pasi janë edhe disa deputetë të PS që kanë votuar, Kastriot Islami vuri në dukje se, “faktikisht Zoti Rama ka një komponent personal me personalitetin e integrimi tim duke parë edhe racionalitetin e analizës sime. Zotit Rama nuk i pëlqen mendimi im i pavarur, nuk i pëlqen eksperienca ime dhe as kontributi ime, duke më goditur mua ai godet të gjithë të tjerë që të mos e ngrenë zërin. Në PS janë prerë koka dhe vazhdojnë të dëgjojnë c’thotë Edi Rama. Ata me këtë vepër kanë dhunuar familjen time, kanë dhunuar banorët e lagjes, dhe kjo nuk i shkon njërit që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë. Me këtë dhunim zoti Rama i ka dhënë një mesazh shumë të keq shqiptarëve”.