Hackers hakmarres dhe spiune me karroca

Ceshtja Wikileaks ka vlere te dyfishte. Nga njera ane ajo shfaqet si nje skandal i qarte nje skandal qe duket si skandal vecse perpara hipokrizise qe percakton raportet mes shteteve qytetareve dhe shtypit. Nga ana tjeter ajo lajmeron ndryshime te thella ne nivel nderkombetar dhe skicon nje te ardhme te dominuar nga regresi.
Le ti marrim gjerat me radhe. Aspekti i pare i Wikileaks eshte konfirmimi i faktit qe cdo dosje e pergatitur nga nje sherbim sekret i cfaredo vendi qofte eshte e mbushur teresisht me copa te prera nga shtypi. Zbulimet e jashtezakonshme amerikane per manite seksuale te Berlusconit nuk sjellin ndonje gje tjeter pervec asaj qe mund te lexohet ne cfaredolloj gazete me perjashtim te atyre ku Berlusconi eshte pronar dhe portreti karrikatural i Kadafit ka kohe qe eshte bere material skeci per artistet e kabareve.
Rregulli sipas se cilit dosjet sekrete duhet te perbehen vetem nga te reja tashme te njohura eshte thelbesor per dinamiken e sherbimeve sekrete dhe jo vetem per shekullin tone. Po te shkoni ne nje librari qe u kushtohet botimeve ezoterike do te shihni qe cdo veper perserit rreth Gralit misterit te Rennes-le-Chacircteau Tempujve apo Rose-Croix me saktesi po ate qe ka qene shkruar ne veprat e botuara me pare. Dhe kjo jo vetem pse autori i teksteve okulte nuk do qe te beje kerkime te panjohura por ata qe i kushtohen okultizmit i besojne vetem asaj qe ata dine tashme dhe qe u rikonfirmon ate qe kane nxene me pare. Ky eshte mekanizmi i suksesit te Dan Brownit. E njejta gje edhe per dosjet sekrete. Informatori eshte dembel dembel ose jo shume i kulluar dhe shefi i sherbimeve sekrete qe beson si te vertete vetem ate qe njeh. Informacionet top-sekret rreth Berlusconit qe ambasada amerikane ne Rome i dergonte Departamentit te Shtetit qene po ato qe Newsweek kishte botuar nje jave me pare.
Atehere perse informatat per keto dosje bene kaq zhurme Nga nje ane ato thone ate qe cdo njeri i kulturuar di tashme. Dihet qe ambasadat te pakten qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore qekur shefat e shtetit mund ti telefononin njeri-tjetrit apo ti hipnin avionit per te ngrene darke se bashku kane humbur funksionin e tyre diplomatik dhe vetem me perjashtim te disa sherbimeve jane transformuar ne qendra spiunazhi. Cdo spektator filmash me spiunazh e di shume mire kete dhe vetem nga hipokrizia bejme sikur nuk e dime. Sidoqofte fakti qe ambasadat jane qendra te spiunazhit e qe perseritet publikisht dhunon detyren e hipokrizise dhe sherben per ta vendosur diplomacine amerikane ne nje situate te keqe. Se dyti ideja qe nje hacker i cfaredoshem mund te kape sekretet me sekrete te vendit me te fuqishem ne bote i jep nje goditje te forte Departamentit te Shtetit. Njekohesisht skandali ve ne krize si viktimat ashtu edhe xhelatet.
Po le ti kthehemi natyres se thelle te asaj qe ndodhi. Dikur ne kohen e Orwellit cdo pushtet mund ta perfytyronim si nje Big Brother qe kontrollonte cdo gjest te shtetasve te tij. Profecia orwelliane u vertetua plotesisht kur duke dashur te kontrollohet cdo levizje fale telefonit kartes bankare hotelit ku shkojme autostrades qe marrim e keshtu me radhe qytetari u be viktima totale e syrit te pushtetit. Por kur veme re sic po ndodh tani qe dhe vete kripto-sekretet e pushtetit nuk arrijne qe ti shpetojne kontrollit te nje hackeri raporti i kontrollit pushon se qeni njedrejtimesh ai behet qarkor. Pushteti kontrollon cdo qytetar por cdo qytetar apo te pakten hackeri - i zgjedhuri i hakmarrjes se qytetarit - mund te njohe te gjitha sekretet e pushtetit.
Si mund te qendroje ne kembe nje pushtet qe nuk ka mundesi te ruaje sekretet e tij Eumlshte e vertete dhe Georg Simmel e thoshte tashme qe nje sekret i vertete eshte nje sekret bosh dhe nje sekret bosh kurre nuk mund te zbulohet eshte e vertete gjithashtu se gjithcka qe dime per karakterin e Berlusconit apo Merkelit eshte nje sekret bosh ne sekrete sepse flitet per gjera qe dihen publikisht por duke zbuluar sic ka bere Wikileaks qe sekretet e Hillary Clintonit ishin sekrete boshe ne permbajtje kjo i heq asaj gjithe pushtetin. Wikileaks nuk i ka bere asgje te keqe Sarkozyse apo Merkelit por i ka bere shume Clintonit dhe Obames. Cilat do te jene pasojat e kesaj plage qe iu shkaktua nje pushteti kaq te fuqishem Eumlshte e qarte qe shtetet ne te ardhmen nuk do te munden te vene ne linje asnje informacion te rezervuar - keshtu i bie qe ato te publikohen mbi nje afishe te ngjitur ne nje cep te rruges. Por eshte e qarte gjithashtu se me teknologjite aktuale eshte e kote te shpresosh se mund te mbash raporte sekrete me ane te telefonit.
Nuk ka asgje me te lehte se te zbulosh si dhe kur nje burre shteti ka levizur me avion dhe ka takuar nje nga koleget e tij. Si do te ruhen ne te ardhmen raportet private dhe te rezervuara E di qe per castin parashikimi im i ngjan fantastiko-shkencores pra eshte romanesk por jam i detyruar te imagjinoj agjente te qeverise duke levizur ne menyre te fshehte me karroca me kuaj neper itinerare te pakontrollueshme duke u bere mbajtes mesazhesh te mesuara permendesh ose pak a shume duke i fshehur ato te rralla informacione te shkruara ne taken e kepuces. Informacionet do te ruhen ne nje kopje te vetme ne sirtaret e mbyllur me celes ne te vertete tentativa e spiunimit te Watergate-it ka pasur me pak sukses sesa Wikileaks.
Kam pasur rastin te shkruaj qe teknologjia tani ecen shtrember domethene duke u zbythur. Nje shekull mbasi telegrafi pa fije revolucionarizoi komunikimin interneti riktheu nje telegraf me fije telefonike. Videokasetat analogjike u lejuan studiuesve te kinemase qe te eksploronin filmin hap pas hapi duke shkuar perpara e mbrapa dhe duke zbuluar te gjitha sekretet e montazhit ndersa tani CD-te numerike lejojne qe te kalosh vetem nga nje kapitull ne tjetrin domethene pjese-pjese. Me ane te trenave me shpejtesi te madhe shkojme nga Roma ne Milano per tri ore ndersa me avion duke marre parasysh te gjithe levizjen duhen tri ore e gjysme. Pra nuk eshte dicka e jashtezakonshme qe politika dhe teknikat e komunikacionit te rikthehen ne kohen e karrocave me kuaj.
Dhe nje shenim te fundit. Dikur shtypi mundohej te kuptonte ate qe kurdisej ne sekretin e ambasades. Tani jane ambasadat qe kerkojne informacione sekrete nga shtypi.
Perkthyer nga bllokshenimesh.unblog.fr