Rama fsheh fondet e bashkisë, nis rikonstruksionin e blloqeve të banimit pa u miratuar buxheti
Bashkia e Tiranës, në disa rrugë të kryeqytetit ka nisur investimet ende pa u miratuar fondi përkatës. Kjo, nga njëra anë tregon se si bashkia abuzon me infrastrukturën rrugore, duke nisur punimet, më pas i lë ato në mes dhe i fillon mbasi ka kaluar një periudhë kohe. Kjo do të thotë se keyebashkiaku Rama, ose bënë si i do qejfi me rrugët e Tiranës, ose Rama kërkon të
zhdukë apo justifikoj fondet e mbetura nga 2009, që duhet të kalojnë në fondin rezervë dhe të detajohen në projektbuxhetin e 2010. Kështu, në bllokun 61 të banimit, pasi ishin ndërprerë punimet prej më shumë se 6 muajsh, Kryebashkiaku Rama ka rifilluar punimet, por nuk dihet se ku i ka gjetur fondet për të vazhduar punimet, pasi projektbuxheti i bashkisë ende nuk është miratuar në Këshillin Bashkiakë të Tiranës. Megjithatë, një tjetër fakt që Rama bie në kundërshtim me investimet në infrastrukturën rrugore është se vetëm 1 muaj më parë, po për bllokun 61 gazetës i është dhënë një përgjigjja nga drejtues të bashkisë së pezullimi i punimeve në këtë bllok ka ardhur si pasoj e mbarimit të fondeve. Por, mesa duket kjo paska qenë një tjetër arsye që ky bllok banimi të rishikohej sërish në projektbuxhetin e 2010.
Blloku 61
Investimet në infrastrukturën rrugore mbeten një nga sektorët ku Bashkia e Tiranës kryen abuzime të mëdha. Përveç shpenzimit në shifra kolosale për 250 metra rrugë, bashkia dhe kontraktorët e saj abuzojnë edhe me mënyrën e të zbatuarit të investimeve. Blloku 61 në kryeqytet shënon rastin flagrant ku bashkia si investitorë dhe si kontraktore ka nisur punimet, ka shkuar deri në një farë mase dhe më pas i ka ndërprerë ato, për ti rinisur sërish para dy javësh. Në të shumtën e rasteve abuzimet e bashkisë në rikonstruksionin e rrugëve ka qenë në bërjen atyre vetëm me asfaltim, kur fondi për to është miratuar edhe për kanalizime të ujërave të zeza, kanalizim të ujërave të bardha, trotuare etj, pra të gjitha punimet që nevojiten në një rrugë. Sipas informacioneve të grumbulluara nga gazeta rezulton se abuzimet më të fundit që po bën bashkia në vjedhjen e fondeve është në rikonstruksionin i këtij blloku pallatesh pallateve. Kështu, në buxhetin e vitit 2009 të Bashkisë së Tiranës është miratuar një fond rikonstruksioni i infrastrukturës së bllokut nr 61 (kufizuar nga rrugët: Qemal Stafa, Bajram Curri, rruga e Dibrës dhe Oxhakut, me një sipërfaqe rreth 29.5 ha, dhe vlerë 251.979.501 lekë. Punimet për këto rrugë filluan që në muajt e parë të vitit 2009. Por, në të, përveç se gërmadha të lëna në mes të rrugës u janë shtuar edhe gjysmat e trotuareve të bëra nga ana e bashkisë. Në këtë bllok pallatesh që duhet të kishte përfunduar së rikonstruktuari nuk është bërë as gjysma e punës, pasi gjysmën tjetër shpresojmë që Rama ta mbaroj këtë vit.
Punimet në bllokun 61
Punimet në këto rrugë janë bërë gjysma- gjysma, që do të thotë janë shtruar 10 metra rrugë, janë ndërprerë punimet në 10 metrat në vazhdim. E njëjta situatë është edhe për trotuaret, ku përveç bordurave të vëna në të gjithë sipërfaqen që parashikonte projekti, është ndjekur e njëjta taktik për shtrimin e pllakave në shtrimin e tyre. Prej më shumë se 6 muaj në këtë bllok pallatesh nuk po kryheshin punime, çka tregon se rikonstruksioni i rrugës ka përfunduar. Por, nga panorama e paraqitur nuk tregohet e njëjta gjë. Në të gjithë këtë bllok pallatesh çdo punim që është bërë, duket sikur është bërë nga vetë banorët duke shtruar secili pjesën e rrugës përpara pallatit, dhe ai që nuk ka para nuk e shtron. Por jo, nuk është punë e kryer nga banoret e pallateve, por një investim i Bashkisë së Tiranës, që nuk dihet se për çfarë arsye ka pezulluar punimet duke e lënë rrugën një pjesë të shtruar dhe një tjetër të pa shtruar. Megjithatë një gjë është e sigurt se Bashkia e Tiranës në bllokun e pallateve 61 në qytetin e Tiranë në vitin 2009 kanë filluar punimet për përmirësimin në infrastrukturë në këtë bllok pallatesh. Por, në vend që të rregullonte rrugët në bllokut 61 i ka kthyer ato një shqetësim për qytetarët.
Liri Mëhalla