E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, dhe pak kohe nga hapja e kutive

Deputeti i Partise Socialiste, Eduard Shalsi, deklaroi se protesta e sotme per hapjen e kutive eshte vetem fillimi i nje vale te re protestash. Permes nje komunikimi me mediat, zyrtari socialisti deklaroi se sot ne oren 16:00 ne sheshin "Skenderbej" do te fillojne protesten e madhe drejt clirimit nga pushteti i Familjes Berisha, nga diktatura e korrupsionit, e varferise, nga diktatura e injorances. "Sali Berisha thote hajdeni te festojme, nderkohe qe politika zhytet ne krize, shteti ndodhet ne krize, ekonomia gjendet ne krize. Ne i themi Sali Berishes se dhe pak kohe i ka mbetur per te hapur kutite ne te kundert do te kerkojme largimin e tij me gjithe kutite permes pershkallezimit te protestes popullore", deklaroi Shalsi. Ai theksoi se protesta e sotme eshte vetem fillimi i nje vale te re. "Ose ky pushtet i vjedhur do te hape kutite, ose ne do ta shpallim kete pushtet te paligjshem e do luftojme per te ofruar fundin e tij me zgjedhje te parakohshme", theksoi deputeti i Partise Socialiste. Protesta e opozites pritet te zgjase tre dite dhe tre net.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›