E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama fton bizneset e vogla: Sot, para Kryeministrisë për barrën e rëndë që po na vendos qeveriaNga TemaNjë ditë para protestës “Të drejta sipas ligjit” që do të zhvillohet sot para Kryeministrisë, kundër cenimit të Kushtetutës dhe ligjit për autonomi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama fton bizneset e vogla: Sot, para Kryeministrisë për barrën e rëndë që po na vendos qeveriaNga Tema

Një ditë para protestës “Të drejta sipas ligjit” që do të zhvillohet sot para Kryeministrisë, kundër cenimit të Kushtetutës dhe ligjit për autonominë vendore, kryebashkiaku Rama ka ndaluar në disa biznese, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë rrugës “Mihal Duri”, në Njësinë Bashkiake nr. 10, të cilëve u ka drejtuar njëkohësisht ftesën për t’iu bashkangjitur protestës në sheshin para Kryeministrisë.

Qëllim i këtij komunikimi me biznesin e vogël ishte kundërshtimi për ligjin e ri të taksave, ligj i cili i detyron bizneset e vogla të kthehen në biznese të mëdha, nëse kalojnë limitin prej 5 milionë lekësh xhiro.

Ky klasifikim, jo vetëm që do të shtojë TVSH dhe do të rrisë tatimin mbi fitimin për ta, por do t’i detyrojë të rrisin çmimet, të rrisin numrin e punëtorëve, të ndryshojnë pagat e punëtorëve, pra duke i detyruar ata të shkojnë drejt falimentit.

Janë 3500 biznese, të cilat kalojnë në biznes të madh.

“Kemi bërë një përllogaritje dhe na rezulton që janë afro gjysma e këtyre bizneseve që falimentojnë. Drejtpërdrejt nuk kanë asnjë shans për të mbijetuar, ndërkohë që pjesa tjetër, që janë produkte pak më të domosdoshme sesa produktet tuaja, do detyrohen që t’i rrisin çmimet dhe e gjithë kjo do t’u faturohet qytetarëve, në kushtet kur përsëri ngjan e papërballueshme. Kjo është arsyeja që ne po mundohemi të sensibilizojmë gjithë bizneset për këtë, përpara se kjo të ndodhë dhe për këtë shkak gjithë bashkitë që nuk janë dakord me këtë masë janë ngritur në protestë, sepse nga një anë goditet rëndë ekonomia e qyteteve, nga ana tjetër goditet edhe vetë arka e çdo familjeje dhe arka e Bashkisë së Tiranës”, - tha kryetari i PS, Edi Rama.

Ndërkohë, kalimi i këtyre bizneseve në një skemë të kontrolluar nga qeveria do të ulë ndjeshëm investimet publike dhe shërbimet për qytetarët, që bashkia ofron, për shkak se bashkia do arkëtojë më pak pará.

Bode: Nuk kemi ulur buxhetin për pushtetin vendor

Ministri i Financave, Ridvan Bode, është shprehur dje se buxheti i pushtetit vendor nuk ka pësuar ulje, ashtu siç në fakt pretendojnë përfaqësuesit e pushtetit vendor. Ai tha se, jo vetëm që kjo gjë nuk është e vërtetë, por buxheti për pushtetin vendor ka pësuar ngritje. Uljen e xhiros vjetore për biznesin nga 8 milionë lekë që është aktualisht në 5 milionë lekë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Bode nuk e ka konsideruar tkurrje të buxheteve vendore. “Nuk do të ketë asnjë ndikim në buxhetin vendor. Do të ketë një ndikim shumë pozitiv në klimën e biznesit, në fuqizimin e konkurrencës dhe vendosjen e një drejtësie të të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitete ekonomike përballë ligjit. Bashkive dhe komunave nuk do t’u preken të ardhurat, pasi të ardhurat që vijnë nga biznesi i vogël konsiderohen si të ardhura të bashkive dhe nuk do të jenë pjesë e buxhetit qendror”, - u shpreh Bode. Ministri i Financave ka akuzuar pushtetin vendor për keqpërdorim të fondeve. Sipas tij, paratë që qeveria ka dhënë gjatë katër viteve të fundit për bashkitë dhe komunat kanë ardhur në rritje, ndërkohë që pushteti vendor i ka shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, në vend që të kryente investime publike.

Konfindustria: Ulja e pragut për hyrjen në skemën e TVSH do rrisë më shumë evazionin fiskal

Konfindustria bëri të ditur ditën e djeshme se projektligji për uljen e pragut të përfshirjes së bizneseve në skemën e TVSH do rrisë më shumë evazionin fiskal. Sipas Konfindustrisë, shenjat kanë nisur të shfaqen që tani.

“Konfindustria arsyeton se ulja e pragut të përfshirjes së bizneseve në skemën e pagesës së TVSH nga 8 milion ne 5 milion lekë nuk mund të arrij qëllimin e mirë të uljes së evazionit fiskal. Eshtë mjaft e mundur, që nga ana e bizneseve të vogla të kemi trysni të shtuar për të ulur shkallën e deklarimeve nën pragun e ri prej 5 milion lekësh/vit duke shtuar ndjeshëm evazionin fiskal. Të dhënat e deritashme, që vinë pranë Konfindustrisë tregojnë, se është rritur shkalla e vështirësisë në lëshimin e faturave fiskale nga bizneset e vogla, që kërkojnë të qëndrojnë nën pragun e ri të shpallur prej 5 milion lek/vit, shoqëruar dhe me vetëmbyllje ose falimentin të sforcuar të mjaft subjekteve me qëllim vazhdimin e punës si subjekte të reja të pakontrolluara me parë nga institucionet fiskale.

Dukuria në fjalë tregon, se ende pa hyrë në fuqi varianti i ri i propozuar nga Qeveria Shqiptare kemi shtim të trysnisë për evazion fiskal nga biznesi i vogël, që në mënyrë të detyrueshme do të shfaqet në të gjithë hallkat e sipërme të sistemit tregtar shqiptar,” thuhet në një njoftim të Konfindustrisë.

Biznesi ka bërë të ditur gjithashtu se këto vërejtje ia ka paraqitur dhe ministrit të Ekonomisë.

“Konfindustria njofton, se i ka paraqitur zyrtarisht Z. Dritan Prifti me cilësinë e Kryetarit të Këshillit Konsultativ të Biznesit (KKB) në mbledhjen e datës 4/12/2009, kërkesën për të ndryshuar Projektligjin e përfshirjes në skemën e Tatimin e Vlerës se Shtuar (TVSH) të biznesit të paraqitur nga Ministria e Financave. Njëkohësisht, Konfindustria ka paraqitur pranë KKB dhe variantin e saj me propozimet për përmirësim të skemës së përfshirjes në TVSH e biznesit.

Konfindustria, në kërkesën dhe variantin e saj paraqitur pranë ekzekutivit shqiptar ka patur parasysh: - realitetin fiskal të vendit ku evazionit me ligj i krijohen mundësitë për të përfituar pikërisht nga shkëputja e zinxhirit të transaksioneve tregtare si pasojë e pragjeve të xhiros vjetore për përfshirjen në TVSH,

- aftësitë e pamjaftueshme administrative të institucioneve të fiskut,

- përvojen e përditshme të industrive më të rëndësishme të vendit, që ndeshen me probleme të konkurrencës së padrejtë pikërisht si pasojë e evazionit fiskal dhe si rrjedhim i rezistencës së të ashtuquajturve “biznes i vogël” për lëshimin e faturave fiskale me qëllim moskalimin e pragjeve të xhiros,

- përputhjen e skemës së TVSH me detyrimin e vendosjes së pajisjeve fiskale. Konfindustria në thelbin e kërkesës së saj ka kërkuar, që përfshirja në skemën e TVSH të mos vazhdoj të bëhet bazuar në pragun e xhiros vjetore, sikurse përsëri kërkohet në projektligjin e paraqitur nga Qeveria shqiptare, por të jetë e detyrueshme për të gjithë subjektet ku do të vendosen “kasa fiskale” dhe ku përjashtim mund të bëjnë vetëm kategoria e biznesit të “tregtarëve ambulante”,” thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›