E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri sqaron Cecën për ligjin “Antimafie”Nga Antena brenda familjesSandri dje pati një ditë rrëmujë. E kishte biseduar një natë para me doktorin që, sapo të miratohej ligji Antimafie, të niste forcat e policisë për në Orikum. Sandri i shpjegoi gjatë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri sqaron Cecën për ligjin “Antimafie”Nga Antena brenda familjes

Sandri dje pati një ditë rrëmujë. E kishte biseduar një natë para me doktorin që, sapo të miratohej ligji Antimafie, të niste forcat e policisë për në Orikum. Sandri i shpjegoi gjatë doktorit se një nga pronarët e “Vizion Plus”-it ka jahtin aty dhe duhej çuar aty policia, prokuroria, gjykatat, krimi ekonomik, që gjithë shqiptarët ta shikonin, kur t’i sekuestrohej. Doktori u bë shumë entuziast. Mori Lulzim Bashën në telefon.

- Luli, nesër lidhu me Sandrin dhe dua që gjithë shteti të transferohet në Orikum tek jahti i Dulakut. Dua t’i tregoni shqiptarëve se si do sillemi me të gjithë ata që inkurajojnë atë që kërkon të shkatërrojë Shqipërinë.

- Si urdhëron doktor. Ja i nis që tani.

- Jo tani jo, nesër në mëngjes. S’ka nevojë tani. Lidhu me Sandrin dhe të tregon ai.

Kështu që Sandrit i iku dje gjithë dita duke u marrë me gjoba. Mori në fillim në telefon drejtorin e Policisë Ndërtimore, atë që çoi në Dajt për të prishur antenat e “Vizion Plus”-it.

- Shko, futu një gjobë atyre te firma e ndërtimit, - tha.

- Po si të shkojmë Sandër, ata nuk bëjnë më ndërtime, kanë vetëm beton?

- Po shko futua te betoni, kështu tha doktori.

- Po si do shkojë Policia Ndërtimore te betoni?! Nuk ka lidhje, se ne jemi për ndërtime pa leje, jo për beton që përdoret për ndërtime.

- Nuk e di, kështu tha doktori, shko q… robt, futi gjobë. Bëj si të duash, po do kesh punë me doktorin pastaj.

Sapo ia mbylli Policisë Ndërtimore, mori në telefon Drejtorin e Policisë së Vlorës.

- A u nisët për Orikum mo burrë, se ka marrë doktori tri herë që në mëngjes?

- Ja tani Sandër po nisemi, po si t’ia bëjmë, se s’kemi urdhër për ta kontrolluar?

- As mos e rruani fare, po çoji aty nja 30 policë me maska dhe bëja mut atë jahtin. Se shumë pordhë shesin ata. Dhe në verë, unë me doktorin isha në Dhërmi, ata shëtisnin me jaht në det. Sa u detyruam thirrëm Rrahmanin që mori një jaht 3 mijë euro dita me qira dhe e parkoi aty afër, dhe pastaj i dhamë urdhër policisë të zbojë gjithë jahtet nga deti.

- Dakord shef, po shkojmë një herë, po problem e kena, se kemi dhe këta të prokurorisë me vete dhe këta janë spiunë, u tregojnë atyre.

- Hajt se do t’ua q... robt dhe atyre, po prit pak sa të heqim këtë presidentin.

- Mirë shef, po nisemi ne. S’po fillojmë aksionin, sa të vijnë kamerat tuaja.

Sa e mbylli me policinë e Vlorës, e mori në telefon Ceca.

- Shefo, më thanë që do bëjmë një deklaratë për këta mafiozët sot. Kur të dal unë?

- Po kur të dalësh ti moj, e pe ç’të ka thënë Edi Rama, të ka thënë çingije e Doktorit!

- Ou, e ç’domethënë çingije, se s’e kam idenë?

- Çingije d.m.th, janë ato femrat që i vë pashai të këndojnë në harem.

- Ou, pse s’thu ti që na paskeni lënë pa punë kot. Po hë pra, ku e kemi këtë pasha se na plasët, ngelëm duke shku sa andej-këndej.

- Nejse, doktori të ka dalë borxhit, të ka thënë më ke shef mua, po ti nuk kupton mirë më duket.

- E shefo, të kam thënë që i kam bezdi meshkujt që i thonë gjërat me takt. Pastaj me ty s’du të përzihem, se ju keni dhe gratë në punë vëlla. Më thuaj, a do bëjmë ndonjë deklaratë për shtyp sot për këta mafiozët?

- Po, e kam gati një tekst, shkruaje:

“Kupola mafioz-puniste po kalon orën e fundit të saj. Grushti i fortë i ligjit, i cili po bie mbi kokat e tyre, i ka turbulluar dhe i ka bërë të humbasin arsyet. Ne do t’u konfiskojmë atyre çdo pasuri të paligjshme, çdo biznes të përfituar nga pushteti kriminal dhe çdo lidhje me trafikun e drogës”.

- Qyqja shefo. ǒkeni me Rrahmanin mo burrë, çun i mirë...

- Jo moj, s’e kemi për Rrahmanin.

- E mo, s’e keni me emër, po për atë duket që është. Është çun i mirë. Kam shku unë me Qukapin disa herë. Se ky Qukapi im e ka mik të vjetër, se qenka më i mirë në Tiranë për të ngrohur pjatën, kur ndajmë mallin. Dhe i bini kot më qafë.

- Po jo moj k..., se nuk e kemi as për Rrahmanin, as për Qukapin. E kemi për këta të Kupolës. Do t’ua q….robt!

- Aman dhe ju me këto llafe, se vetëm llafe keni, se u kam parë sa të zot jeni. Dakord mo dakord, po mua m’u duk tipike sikur e kishit për Rrahmanin dhe Zenin, kur e lexova. Qyqja, do bëki namin ju me të q…, ju s’të hidhni një herë sytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›