Rama, homazhe tek varri i Rugovës. Të hidhëruar vetëm deputetët e LDK-së, që komandohen nga Berisha
Kryeministri i dekretuar i Shqipërisë, Edi Rama, në vizitën e tij në Kosovë ka bërë homazhe edhe të varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Me këtë vizitë, ai sikur u ka mbyllur gojën atyre që e akuzuan se nuk e përmendi Rugovën gjatë fjalimit në Kuvend.
Ai nuk ka bërë komente lidhur me atë që ka ndodhur në Kuvend, por ka thënë se në këtë vend prehet njeriu, pa të cilin Kosova e sotshme nuk do të ishte bërë realitet.
Në këtë vend ku prehet njeri pa të cilin Kosova që kemi sot nuk do të ishte bërë realitet, siç nuk do të ishte bërë pa të gjithë protagonistët tjerë, ata që dhanë jetën për të dhe ata që vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për ndërtimin e saj shtete i ri, sovran, demokratik, ka thënë Rama.
Lavdi përjetë kujtimit të Ibrahim Rugovës dhe të të gjithë atyre që vunë gjithçka kishin në themelet e Kosovës së re, ka shtuar ai.
Dy prej deputetëve që reaguan në koment lexuan thjesht tekstet e SMS-së së Sali Berishës dhe janë po ata që kanë votuar në Tiranë me 23 qershor për Sali Berishën.