Deputeti që bojkotoi Ramën, votoi më 23 qershor për Berishën. Vëllai, ambasador i Shqipërisë në Bosnje
Deputeti i parlamentit të Kosovës, Arben Gashi, i cili bojkotoi fjalimin e Ramës në Kuvend të Kosovës, është ai që ka postuar në rrjetin social Twitter një foto, duke treguar se ka votuar në Shqipëri.
Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se situata ishte e qetë.
Unë votova, shumë qetë ishte, shkruante ai.
Arben Gashi ka jetuar në Shqipëri dhe njihet si mik me zëvendësministren e Jashtme, Edit Harxhi dhe Sali Berishën. Vëllai i tij, Flamur Gashi, është ambasador i Shqipërisë në Bosnje, pra ambasador i qeverisë së Berishës.
