Rama humb bastionin diten e dasmes

Deputetet e PS-se te dielen zbarkuan ne Moker dje asnje fjale per humbjen. Berisha fton Ramen Nese i konteston ndiq rruget ligjore
Nje test elektoral i koalicionit te integrimit PD-LSI qe mundesoi marrjen e nje prej bastioneve te PS-se komunen e Trebinjes. Gjate dites se diel e gjithe PS-ja e Tiranes e perfaqesuar nga deputetet Mimi Kodheli Taulant Balla Olta Xhacka Arber Ahmetaj etj. ben te pamunduren duke vezhguar procesin per te rikonfirmuar fitoren ne bastionin e tyre. Por megjithate kjo nuk mjaftoi per arsye se koalicioni qeveritar PD-LSI qe ishte i perfaqesuar vetem nga deputeti i zones z. Fatbardh Kadilli e mposhti bastionin e PS-se duke i dhene fitoren kandidatit Feim Jacallari. Kryeministri Sali Berisha pershendeti dje fitoren e kandidatit te perbashket te koalicionit PD-LSI Feim Jacallari i cili fitoi zgjedhjet per kryetarin e komunes se Trebinjes ne Pogradec pas akuzave per shperdorimin e detyres dhe korrupsionit per ish-kryetarin e meparshem Gjergji Buzo perfaqesues i Partise Socialiste. Komuna Trebinje e Pogradecit ishte testi i pare i koalicionit PD-LSI qe rezultoi me fitore duke thyer ne kete menyre nje bastion te majte. Rezultati zyrtar i KZAZ-se se zones shpall fitues kandidatin e mazhorances Feim Jacallari. Nje zhvillim qe u pershendet nga Kryeministri Sali Berisha i cili ftoi ne te njejten kohe kryetarin e PS-se te njohe rezultatin. Procesi zgjedhor ne kete komune u riperserit per shkak te shkarkimit te kreut te saj me vendim te qeverise. Ish-kryekomunari u arrestua nen akuzen e korrupsionit pasiv. Krahas zgjedhjeve ne Trebinje Kryeministri risolli ne vemendje edhe ceshtjen e parlamentit te ri. Nje projekt qe ka ngjallur debat lidhur me vendin ku eshte parashikuar te zbatohet. Zgjedhjet e se dieles ne Moker - tha Kryeministri - nisen ndryshimin e madh elektoral. Fitorja ne Trebinje eshte deshmi e besimit qe zgjedhesit kane tek ky koalicion qeverises i integrimit - theksoi Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike. Shefi i mazhorances e ftoi kreun e opozites Edi Rama i cili sapo eshte martuar dy nate me pare qe te njohe rezultatin duke e garantuar se kudo do kete nje proces te lire e te ndershem. Madje shefi i ekzekutivit i beri me dije kryesocialistit Rama qe ne rast te kontestimit per parregullsi te shfrytezoje edhe te gjitha rruget ligjore per keto zgjedhje. Nderkaq duke bere nje lidhje logjike me akuzat per perfitime permes kontrates 20 per qind per ndertesat 35-kateshe tek Liqeni Artificiali kreu i mazhorances nenvizoi Zgjedhesit e Mokres votuan kunder 20-perqindeshit. Maja e 35-kateshit monumenti me i nxire ne Shqiperi duket nga cdo ane e vendit - tha Berisha duke shpjeguar se me kete vote zgjedhesit e Trebinjes votuan per te ardhmen dhe ne menyre absolute edhe kunder 20-perqindeshit i cili sipas Kryeministrit do te ishte shtylla e turpit dhe nje monument i 20-perqindeshit. Per kete fakt duke i pershendetur zgjedhesit e Mokres zoti Berisha i garantoi ata se qeveria do te vijoje ndertimin e autostrades Qafe-Plloce - Plug si dhe nuk do te ndale ndertimin dhe zhvillimin e turizmit ne zonen e Mokres nje nga thesaret gjeniale bashke me Rrafshin e Dukagjinit sikunder e quajti Kryeministri per ti bere ato te vizitueshme.