Opozita harron politiken Zogaj flet per Kadarene
Opozita e Bashkuar nepermjet te mandatuarit te saj per publikun Prec Zogaj u shpreh se largimi i 20 viteve me pare i shkrimtarit te njohur Ismail Kadare ishte nje kundershti ndaj iluzionit te demokracise. Ne fakt nepermjet kesaj deklarate Opozita e Bashkuar duket sikur eshte larguar disi nga qellimi i saj qe ka te beje me politiken hetimin e zgjedhjeve apo ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale duke marre parasysh edhe faktin se nje dite me pare u zhvilluan edhe zgjedhjet e pjesshme ne Trebinje. Megjithate ne fjalen e tij Zogaj deklaroi se largimi i Kadarese u be per tu distancuar nga parodia dhe iluzionet e demokracise ne Shqiperi. Shkrimtari i shquar Ismail Kadare 20 vjet me pare deklaroi nga Parisi largimin e tij nga Shqiperia. Pikerisht pra ne kete kohe pezull te mbushur me zhgenjime Ismail Kadare mori vendimin historik duke deklaruar boterisht distancimin e tij nga parodia dhe iluzionet e demokracise ne Shqiperi - tha Zogaj. Opozita e Bashkuar u kerkoi institucioneve te vendit qe te mos lene ne harrese ngjarje me nje rendesi historike te tille. Ikja e Kadarese ne tetor te vitit 1990 ishte nje akt politik dhe intelektual i guximshem. Nderkaq gjejme rastin te shprehim serish mirenjohjen tone per shkrimtarin Ismail Kadare sikurse dhe te apelojme kunder amnezise kunder harreses se ngjarjeve te kesaj rendesie nga institucione qeveritare dhe shteterore qe kane edhe detyrimin ti sjellin ne vemendjen e publikut - theksoi Zogaj.