E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, humb rastin te haje nje darke me Berishen ne Bruksel

Kryesocialisti Edi Rama, duke folur gjate nje konference per mediat, ka theksuar se opozita nuk do te terhiqet nga kerkesat e saj per transparencen e zgjedhjeve dhe nuk do te ndale betejen, por do te vazhdoje perpara me dinjitet. Kreu i PS, duke iu referuar deklarates se perbashket te dy kryetareve te grupeve te Parlamentit Evropian, u shpreh se deklarata eshte pasqyra me shqetesuese qe i eshte vene ndonjehere perpara ne keta 10 muaj Shqiperise per krizen e per pasojat e mundshme te saj. “Zgjidhja permes kompromisit ishte e mundshme, eshte e mundshme, mund dhe duhej te ishte pranuar per te miren e Shqiperise e te shqiptareve, duke i hapur rruge transparences e integrimit. I vetmi njeri qe nuk e pranoi zgjidhjen e mundshme dhe transparencen e domosdoshme ishte Sali Berisha”, theksoi Rama. Sipas tij, sot Shqiperia eshte me ne krize se dje dhe
theksi i forte qe ve deklarata mbi mospermbushjen e kriterit politik per te shkuar me tutje ne rrugen e integrimit, eshte kambana me e forte e alarmit qe ka rene gjer me sot ne Evrope per krizen e sotme ne Shqiperi. Ai ka nenvizuar faktin se vete mund te shohe drejt e ne sy cdo shqiptar te interesuar per zgjidhjen e kesaj krize, socialist a demokrat pa dallim, e t’i thote se “zgjidhja permes kompromisit ishte e mundshme, eshte e mundshme, mund dhe duhej te ishte pranuar per te miren e Shqiperise e te shqiptareve, duke i hapur rruge transparences e integrimit. I vetmi njeri qe nuk e pranoi zgjidhjen e mundshme dhe transparencen e domosdoshme ishte Sali Berisha”. Kreu socialist ne menyre te qarte ka nenvizuar faktin se ka qene i gatshem per tryezen e dialogut per te zgjidhur nyjen qe mban peng jo vetem transparencen por dhe te ardhmen evropiane, jo per te ndalur betejen dhe nderprere transparencen. Nderkohe qe me sa duket ka humbur rastin per te ngrene darke me Berishen, tashme ne Bruksel. Teksa eshte kujdesur te falenderoje partneret dhe miqte nderkombetare, Rama tha se “jemi te keqardhur qe ende nuk ka nje zgjidhje, nderkohe qe koha qe Sali Berisha kujton se fiton eshte koha qe ne fakt i shkurtohet Shqiperise ne rrugen drejt provimit te saj te madh per statusin e vendit kandidat”. Sipas tij, per te mbajtur me cdo cmim te mbyllura kutite ku fshihen gjurmet e krimit te 28 qershorit, Sali Berisha eshte gati ta mbese perseri Shqiperine ne klase dhe madje te luaje deri ne fund me fatin e liberalizimit te vizave per shqiptaret. “Mes vizave e integrimit per te gjithe, Shqiperine dhe shqiptaret dhe vizes mbi Shqiperine e shqiptaret, Sali Berisha preferon te dyten, vetem e vetem qe te mos hapen kutite e te mos dale e verteta”, deklaroi Rama.
Rama: “Opozita s’negocion lirine e saj dhe s’braktis kauzen, gati per sakrifica”
“Ne nuk terhiqemi nga kerkesa jone, ne nuk lekundemi ne perpjekjen tone per te gjetur zgjidhjen e kompromisit qe i hap rruge transparences, ne nuk ndalemi ne rrugen e betejes sone per transparence dhe liri e ndershmeri te garantuar te zgjedhjeve. Do te vazhdojme perpara me dinjitetin e nje opozite qe nuk e negocion lirine e saj, nuk i fal e as i shet te drejtat e saj, nuk e braktis per asnje arsye e cmim nje kauze per te cilen ka deshmuar se eshte e gatshme te sakrifikoje shumecka dhe te mos kurseje asgje”, ka qene deklarata e kryetarit socialist Rama, teksa ka nenvizuar faktin se as qe ka ndermend te terhiqet nga transparenca per zgjedhjet, por dhe nga gatishmeria per te gjetur nje zgjidhje me ngercin politik. I cili sipas tij behet vetem permes vullnetit te perbashket mes paleve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›