Qendrimi i Daul e Shultz, PD-PS, sherr ne Kuvend
Deputetet u perplasen serish dje, mbi qendrimin qe kreu i grupit parlamentar te Partive Socialdemokrate ne Parlamentin Evropian, Martin Shultz dhe ai i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, bene dy dite me pare mbi situaten politike ne Shqiperi. Deputeti Socialist, Ditmir Bushati, e cilesoi qendrimin e tyre nje lajm te keq per Shqiperine, qe deshtoi serish ne gjetjen e zgjidhjes se krizes. “Ju e renduat akoma edhe me shume krizen politike ne vend. Shqiperia ka nevoje per nje drejtim te ri politik dhe reforma te thella ne institucione, administrate publike etj”, tha Bushati. Por sipas demokratit, Gazmend Oketa, edhe nje vit pas zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, opozita ben sikur nuk kupton e vijon te flase cdo dite per krize. “Pse nuk veproni ashtu sic thone nderkombetaret dhe te ankoheni tek organi i pavarur, sic eshte Gjykata Kushtetuese per transparencen e zgjedhjeve. E keni bere edhe here te tjera. Por Edi Rama dhe ju, beni sikur nuk kuptoni dhe ju do ta keni te gjithe pergjegjesine me vone”, tha Oketa, qe deklaraten e nderkombetareve e interpretoi si nje mesazh per opoziten qe nese kerkon transparence, ajo mund te behet vetem ne respektim te Kushtetutes dhe ligjeve. Debatet ne seancen e djeshme plenare vijuan, ku Sajmir Tahiri, kerkoi ne emer te PS-se, hapjen e kutive te votimit dhe transparencen e votave, si e vetmja mundesi per zgjidhjen e krizes politike. “Procesin e liberalizimit te vizave, po e zvarrisni ju, po ashtu edhe ate te integrimit. Po shkoni drejt krizes fatale te vjedhjes se votes nga pushteti i vjedhur. Pranoni edhe ju zgjidhjen qe ne e kemi pranuar, hapni kutite”, tha Tahiri. Fjale qe demokrati, Flamur Noka, i quajti si vijim te perpjekjeve te opozites per te mos lejuar liberalizim te vizave dhe integrim te vendit.