E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Te bashkepunojme per Shqiperine Evropiane

Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha e ftoi dje opoziten qe ti rikthehet tradites se bashkepunimit ne Kuvend per reforma qe kerkon integrimi i vendit. Nderkohe qe e siguroi ate qe maxhoranca do te votoje cdo propozim te saj per permiresimin e Kodit Zgjedhor dhe nismave te tjera ligjore te qeverise, nese opozita kontribuon. Ne kete kuader, kryeministri i beri te qarte opozites se nese vijon te kete qendrime te tilla ndaj punes ne Kuvend, ai do te qendroje edhe 35 vjet te tjera ne pushtet. “Po te protestoni e kundershtoni per kutite e votimit, mund te qendroni dhe vijoni keshtu edhe per vite te tera. Ketu jam une. Kur ju rrini ne kuti, une pse duhet te iki nga tribuna. Edhe te tjere ishin ne politike me mua dhe iken, vazhdoni keshtu edhe une edhe per 35 vite me shihni ketu, tek ai kali aty”, tha kryeministri ne seancen e djeshme plenare duke kerkuan nga e majta bashkepunim ne reforma dhe oponence te qeverise, jo qendrim ne kuti. Ai i beri te qarte deputeteve socialiste, se ftesa e tij per bashkepunim mbetet e sinqerte dhe e hapur, duke theksuar faktin se te gjitha deklaratat e nderkombetareve, shprehin qendrimin qe transparenca te behet vetem ne respekt te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit. “Ju bej thirrje te ulemi se bashku, te bejme reformen zgjedhore me propozimet tuaja dhe ne i votojme. Sillni alternativat tuaja per projektligjet qe jane ne kalendar. Ti votojme. Ka shtate vjet qe projekti per kufizimin e imunitetit nuk votohet. Pse po i mbroni zyrtaret me imunitet”, apeloi kryeministri. Ai i sugjeroi opozites, qe te mos heshte, por te beje oponencen ndaj qeverise aty ku duhet, ne menyre qe reformat te realizohen sa me pare te jete e mundur. “Ne duhet te bashkohemi qe te cojme Shqiperine perpara ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Nuk eshte aspak mire qe nje force politike te jete lokomotive ne kete proces dhe forca tjeter te shkoje ne krah te kunder”, vijoi Berisha. Ai ju drejtua deputeteve te opozites se me qendrime te tilla nihiliste nuk do te ecin kurre perpara, pasi opozita duhet te sjelle argumente dhe te marre pjese aktive ne shqyrtimin e projektligjeve te rendesishme. “I bej serish thirrje opozites qe te riktheje traditen e bashkepunimit ne Kuvend, se vetem me ate do te mund te gjeje rolin e saj ne Kuvend e kudo. Moton e regjimit te vjeter ‘pushteti gjithcka dhe Shqiperia asgje’, mos e lejoni me te qendroje si fantazme mbi ju e perqendruar tek nje njeri. Hajdeni te bashkepunojme”, beri thirrje ne seance Berisha. Duke bere te qarte se transparence te zgjedhjeve ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten, nuk do te kete.

Apeli
“I bej serish thirrje opozites qe te riktheje traditen e bashkepunimit ne Kuvend, se vetem me ate do te mund te gjeje rolin e saj ne Kuvend e kudo. Moton e regjimit te vjeter “pushteti gjithcka dhe Shqiperia asgje”, mos e lejoni me”, tha dje ne seance kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›