E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE: Berisha, njeriu i duhur Rozeta Rapushi

Maxhoranca dhe qeveria marrin mbeshtetjen e grupit te Partive Popullore Evropiane per te ecur para ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Deputeti Ernst Strasser, njekohesisht Shef i Delegacionit Austriak ne grupin e PPE-se si dhe
Anetar i Komitetit te Puneve te Jashtme, tha dje se Kryeministri Berisha e ka mbeshtetjen e tyre te plote. “Une sinqerisht shpresoj se Shqiperia do te marre te gjitha masat e nevojshme qe vendi te shkoje drejt anetaresimit ne Bashkimit Evropian. Eshte koha per Shqiperine per t’u bashkuar me familjen evropiane dhe familja PPE politike do te jete atje per te mbeshtetur dhe per te ndihmuar ate”, konfirmoi Strasser ne emer te Partive Evropiane Popullore. Ne faqen zyrtare te internetit te Partive Evropiane Popullore, Straser pershendeti gjithashtu edhe rikthimin dhe qendrueshmerine e opozites ne Parlament. Nderkohe qe kerkoi nga deputetet e majte qe te qendroje ne Kuvend dhe te realizoje detyrat e saj si opozite demokratike si dhe njekohesisht te marrin pergjegjesite e tyre si ligjvenes dhe perfaqesues te popullit, te zgjedhur ne 28 qershorin e vitit te kaluar. “Une gjithashtu i mirepresim te gjitha masat e ndermarra nga qeveria, per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe e inkurajoj ate, qe te vazhdoje qe punoje. Shqiperia ka besim se do t’i kaperceje te gjitha veshtiresite, duke punuar te gjithe ne Parlament per nje te ardhme me te mire”, theksoi eurodeputeti. Ai shprehu bindjen se kryeministri Sali Berisha, eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur dhe per kete arsye, ai theksoi se ka mbeshtetjen e tij te plote ne proceset integruese te vendit. “Shqiperia ka mundesite per te kapercyer te gjitha veshtiresite dhe palet duhet te punojne se bashku ne Parlament per nje te ardhme me te mire. Kryeministrit Berisha eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur dhe ka mbeshtetjen time te plote”, tha Strasser. Qendrimi i Strasser vjen vetem nje dite pas deklarates se perbashket per shtyp te dy iniciatoreve te uljes ne takim te Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites, Edi Rama, kreut te grupit parlamentar te Partive Socialdemokrate ne Parlamentin Evropian, Martin Shultz dhe atij te Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul. Dy zyrtaret e larte u ben thirrje lidereve shqiptare per zgjidhjen e krizes ne respektim te plote te Kushtetutes. Si dhe i sugjeruan opozites te mos bojkotoje me Kuvendin dhe se bashku te realizojne reformat e rendesishme te kerkuara nga Bashkimi Evropian. “Ne theksojme, se bashku me Keshillin Evropian, qe eshte pergjegjesi e Qeverise se Shqiperise se bashku me opoziten per te gjetur menjehere, ne menyre transparente dhe ne respektimin e plote te kushtetutes shqiptare, zgjidhje per te ngecjes aktuale dhe rruget per te ecur perpara”, shprehen qarte Daul dhe Shultz.
Mbeshtetja
Shef i Delegacionit Austriak ne grupin e PPE-se si dhe Anetar i Komitetit te Puneve te Jashtme, Ernst Strasser doli dje fuqishem ne mbeshtetje te Kryeministrit Sali Berisha, duke thene se ai eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur per te cuar perpara Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›